Albspirit

Media/News/Publishing

Parlamentarët evropianë mbështesin kryengritjen e Iranit

Të mërkurën, 7 shkurt, 39 vjetori i revolucionit anti-monarkik i 1979-ës, në Strasburg u mbajt një takim i veçantë në mbështetje të kryengritjes së Iranit. Dhjetëra deputetë nga grupe të ndryshme politike morën pjesë dhe folën për protestat kombëtare që tronditën Iranin dhe u përhapën në 142 qytete dhe në të 31 krahinat.

Takimi u kryesua nga Gérard Deprez (ALDE) dhe Tunne Kelam (EPP). Alejo Vidal-Quadras, ish-zëvendëspresident i Parlamentit Europian dhe Farzin Hashemi nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) të opozitës iraniane, ishin ftuar si folës të ftuar.

Folësit trajtuan pikat e mëposhtme si të një rëndësie të veçantë:

 

Populli i Iranit, veçanërisht brezi i ri, e ka bërë të qartë se i ka ardhur në majë të hundës me sundimin islamik fundamentalist dhe kërkon ndryshimin e regjimit. Shumë bërtisnin “Poshtë diktatori”, “Poshtë Khamenei” dhe “Poshtë Rouhani”.

Reagimi i regjimit iranian ka qenë i dhunshëm, me 8,000 arrestime dhe të paktën 12 të vdekur nën tortura. Dhjetëra u vranë në rrugë. Kreu i organizatës së burgjeve iraniane ka konfirmuar arrestimin e 5.000 protestuesve. Bashkimi Evropian duhet të veprojë. Heshtja e Përfaqësueses së Lartë të BE Federica Mogherini dhe zyrtarëve të tjerë të BE është e papranueshme. Populli i Iranit pret që Evropa të marrë anën e tij.

Shumë udhëheqës të lartë dhe zyrtarë të regjimit nga fraksionet e tij të ndryshme kanë folur për rolin e opozitës kryesore PMOI [Organizatës Popullore e Mojahedinëve të Iranit] në kryengritje. Kur protestat e para filluan në Mashhad më 28 dhjetor, përfaqësuesi i liderit suprem tha se njerëzit dolën në rrugë në përgjigje të një thirrjeje nga një grup “udhëheqësi i të cilit është një grua!” Sipas agjencisë France Press, më 2 janar, Rouhani telefonoi Presidentin Macron dhe i kërkoi atij të vepronte kundër një opozite iraniane me bazë në Paris, të cilën e akuzoi për nxitjen e protestave të fundit … Më 9 janar, Ayatollah Ali Khamenei, Udhëheqësi Suprem tha se PMOI kishte organizuar kryengritjen, dhe kërcënoi me ekzekutimin e protestuesve.

Deputetët pjesëmarrës në takimin e sotëm përfshinin: Franc BOGOVIČ, Cristian BUŞOI, David CAMPBELL BANNERMAN, Pál CSÁKY, Mark DEMESMAEKER, Gérard DEPREZ, Stefan ECK, José Inácio FARIA, Tunne KELAM, Eduard KUKAN, Svetoslav MALINOV, Anthea MCINTYRE, Jozo RADOŠ, Petri SARVAMAA , Jaromír ŠTĚTINA, Patrizia TOIA, Bogdan Wenta, Laima Liucija ANDRIKIENË, Beatriz BECERRA, Arne GERICKE, María Teresa GIMÉNEZ BARBAT, Francis ZAMMIT DIMECH dhe Milan ZVER.

Miqtë e një Irani të Lirë (FoFI) është një grup jozyrtar në Parlamentin Europian i cili u formua në vitin 2003 dhe gëzon mbështetjen aktive të shumë deputetëve nga grupe të ndryshme politike

Please follow and like us: