Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet sërish lideri opozitar rus

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny ka thënë se është arrestuar nga policia në Moskë. Navalny ka shkruar sot në Twitter se policët e kanë prangosur atë teksa ai po dilte nga dentisti i tij. Sipas tij, policia i ka kumtuar atij se është i arrestuar. Ai ka thënë se policia e ka dërguar “diku”, por vendndodhjen e saktë nuk e di.

Navalny, një kundërshtar i presidentit rus, Vladimir Putin, ka organizuar protesta dhe ka publikuar raporte që sipas tij, dëshmojnë korrupsionin në elitën udhëheqëse të Rusisë, shkruan rel.

Atij i është ndaluar kandidimi i në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 18 mars, për shkak se më parë ka qenë i dënuar.

Ai është arrestuar disa herë për organizimin e protestave dhe ka qëndruar në burg për periudha të shkurtra kohore.

Please follow and like us: