Albspirit

Media/News/Publishing

Dervishët përplasen me forcat represive të regjimit të Iranit në Teheran

NCRI – Sipas raporteve të ndryshme, gjatë përplasjeve midis forcave të sigurisë dhe Dervishëve Gonabadi të hënën (19 shkurt) në bulevardin Pasdaran në Teheran, u vranë forca të sigurisë dhe dy basijis. Zëdhënësi i forcave represive të sigurisë të regjimit iranian konfirmoi se dy anëtarë të forcave Basij u vranë gjatë përleshjeve në Teheran. Burime të tjera e citonin atë të thoshte se gjithashtu tre anëtarë të forcave të sigurisë u vranë gjatë përleshjeve.

Disa agjenci shtetërore të lajmeve gjithashtu konfirmuan lajmet. Agjencia shtetërore e lajmeve ILNA, duke cituar Saeed Montazer al-Mahdi, zëdhënës i zbatimit të ligjit njoftoi të martën se dy Basijis u vranë gjatë përleshjeve. Kjo ndërkohë që agjensia shtetërore e lajmeve IRNA konfirmoi në një raport se tre anëtarë të forcave të sigurimit të Republikës Islamike u vranë gjatë përleshjeve me Dervishët.

Sipas agjencisë së lajmeve ILNA, 300 Dervishë Gonabadi u arrestuan nga forcat e sigurisë gjatë përleshjeve. Montazer al-Mehdi i tha ILNS: “Ndër të arrestuarit ishin drejtuesit e makinave të vdekjes (Autobuzë dhe Samand të cilat u përdorën nga njerëzit për të sulmuar forcat e sigurisë), si dhe sulmuesit kryesorë dhe elementët kryesorë”.

Sipas zëdhënësit të policisë, një nga Basijis u shtyp nga një makinë Samand dhe u vra dhe një Basiji u vra me armë të ftohtë.

Të hënën në mbrëmje, ndodhën përleshje mes forcave të sigurisë dhe Dervishëve Gonabadi pasi ata u mblodhën para rajonit të policisë 102 në bulevardin Pasdaran për të kërkuar lirimin e një prej udhëheqësve të tyre të arrestuar nga policia.

Kasra Nuri, një nga dervishët që ishin të pranishëm në vendngjarje, tha për Deutsche Welle: “Në këtë moment, jam në rrugën Golestan Haftom. Na sulmuan disa minuta më parë dhe arrestuan shumë prej nesh. Mbrojtëm veten. Për momentin na kanë rrethuar dhe gjithsesi mund të na sulmojnë”.

Please follow and like us: