Albspirit

Media/News/Publishing

“Kiem Holijanda” me aktorë kosovarë fiton “Ariun e Kristaltë” në Berlinale

Filmi “Kiem Holijanda” i regjisores holandezes Sarah Veltmeyer, me aktorët kosovarë: Arbresha Grabovci-Nixha, Florist Bajgora dhe Andi Bajgora, eshte shpallur fitues i mimit “Ariu i Kristaltë”, të festivalit ndërkombëtar të filmit në Berlin. Filmi është shfaqur në kuadër të programit “Generation 14plus” të Berlinales. Treshja e aktorëve nga Kosova u është bashkuar yjeve të filmit që kanë parakaluar në edicionin e 68-të të festivalit të filmit në Berlin, si Robert Pattinson, Bill Murray, Tilda Swinton e të tjerë, transmeton Koha.net. Të dielën, në ditën e pestë të “Berlinales”, filmi u dha në kinemanë “CinemaxX”. Një tjetër shfaqje do ta ketë të enjten në kinemanë “HKW” me kapacitet mbi një mijë vendesh e pastaj më 24 dhe 25 do të shfaqet në “Cubix” , që ka kapacitet mbi 700 vende.

Please follow and like us: