Albspirit

Media/News/Publishing

Mbyllet në ‘Vizion plus’ emisioni ‘Oktapod’ i Turjan Hyskës

Emisioni “Oktapod” i moderatorit Turjan Hyska i cili transmetohet në “Vizion Plus” pritet të mbyllet, pasi puntata e tij e fundit do të jetë me datën 16 mars. “Gazeta Shqiptare” raporton se “Oktapod” do t’i lërë vendin spektaklit “Dancing With the Stars”, i cili do të transmetohet në të njëjtin orar në të cilin ishte emisioni i Turit. Por, në Vizion Plus pritet të ketë edhe lëvizje të tjera pasi emisioni “Kapital” i Aleksandër Furrxhi, do të lëvizë nga e premtja. Televizioni që ka ditën e vetme, ku sfidon TV e mëdha të mërkurën e sportit, mesa duket po kërkon një tjetër prime time fituese, të premten e Kërcimit.

Please follow and like us: