Albspirit

Media/News/Publishing

Shari Arison, femra më e pasur në Izrael, biznesmene dhe filantropiste

 

Shari Arison është pronare Arison Investments që përfshin disa kompani biznesi, më i madhi në mesin e tyre Banka Hapoalim, Shikun & Binui, Salt of the Earth, Miya, dhe disa organizata filantropike që janë filiale të “The Ted Arison Family Foundation”.

E lindur në Nju Jork në vitin 1957, Shari Arison, është vajza e Mina Arison Sapir dhe biznesmenit amerikano-izraelit American-Israeli Ted Arison, themelues Carnival Cruise Lines. Sipas revistës së njohur amerikane, Forbes, Shari Arison, është femra më e pasur në Lindjen Mesme, ka një pasuri aktuale që llogaritet në 5.5 miliardë dollarë. Shari është izraelitja e katërt më e pasur dhe e 334-në botë.

Shari Arison dhe Papa Françesku

Ajo ishte numri 2 në listën e “miliarderëve të gjelbër” të hartuar nga “Forbes”, ku bejnë pjesë edhe themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin.

Gazeta “The Jerusalem Post” e ka përfshirë Shari Arison si një nga Top 50 hebrenjtë me më influencë (2013, 2014 dhe 2015).

Në vitin 2013, Arison u nderua nga George Mason University me diplomën  the Honorary Doctor of Humane Letters.

Në vitin 2016, Arison mori nga Parlamenti izralit (Knesset) “Medaljen e dritës” (Itur Ha`or) për kontributin e “Ted Arison Family Foundations” për të mbijetuarit e Holokaustit dhe aktivitetin e Shari Arisonit në shoqërinë izraelite dhe shtetin e Izraelit.

Shari Arison është autore e disa librave, ku një ndër më të njohurit është “The Doing Good Model”, një libër udhërrëfyes për biznesmenëtr, liderit dhe punonjësit e të gjitha industrive në botë, për t’u bërë katalizatorë të ndryshimit.

Sipas Shari Arison, libri “The Doing Good Model”, shërben si një urë midis vlerave, njerëzëve dhe strukturave të organizatav në jetën e përditshme. Grupi Arison Investiments zhvillon aktivitetin e tij në 44 vende në dhe 5 kontinente, portofoli i grupit është i larmishëm përfshin financat, pasurinë e patundshme, infrastrukturën, ujin dhe energjinë e rinovueshme. The Ted Arison Family Foundation, një organizatë filantropike, e cila udhëhiqet nga Jaso Arison, përfshin Ruach Tova, Essence of Life, All One, Good Deeds Day, Artport Tel-Aviv dhe Goodnet. Qysh kur është krijuar në vitin 1993 në Izrael, fondacioni ka investuar më shumë se 300 milionë dollarë në çështjet sociale për rreth 1400 organizata.

Please follow and like us: