Albspirit

Media/News/Publishing

Trifon Bitri nga Halilaj i Lushnjës gjendet i vdekur në kanal

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak para mesnatës së lënë pas, ku një person ka gjetur vdekjen. Rreth orës 23:40 të së enjtes, në fshatin Halilaj të Lushnjes, është gjetur nga familjarët në një kanal me ujë, Trifon Bitri, 71 vjeç. Nga hetimet paraprake rezulton se i moshuari ka rënë nga biçikleta dhe është mbytur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Please follow and like us: