Albspirit

Media/News/Publishing

Trump: Njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, pikë kulmore e Presidencës sime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha gjatë një interviste me gazetën më të madhe izraelite “Israel Hayom” (Izraeli Sot), se “njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit është një nga pikat kulmore të Presidencës sime”.

Me anë të një deklarate të 6 dhjetorit 2017, Presidenti Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izrelit.

Duke e quajtur Jeruzalemin si “kryeqytetin tuaj të mrekullueshëm”, Donald Trump, një mbështetës i madh i kryeministrit Benjamin Netanyahu, deklaroi se kur bëhet fjalë për specifikimin e kufijve të qytetit, ai do të mbështetës një marrëveshje nga të dyja palët: izraelitët dhe palestinezët.

Trump thekson se, të dyja palët kanë nevojë të gjejnë një kompromis për paqen midis dy vendeve.

Gazeta “Israel Hayom” është në pronësi të miliarderit amerikan, Sheldon Adelson, gjithashtu një mik i madh i Netanyahut.

Please follow and like us: