Albspirit

Media/News/Publishing

Miley Cyrus heq dorë nga ekstravagancat

Periudha e rebelizmit për Miley Cyrus tashmë është e kaluar. Këtë këngëtarja e vërtetoi në ceremoninë e Grammy Awards, ku performoi me këngëtarin legjendar Elton John. Megjithatë, duket se 25-vjeçarja ende nuk e ka të qartë se cili është karakteri i saj real. Teksa të gjithë ishim mësuar me personazhin e Hannah Montana, Miley shpërtheu duke nxjerrë nga vetja një personazh krejtësisht rebel e moskokëçarës. Por pasi deklaroi se ka hequr dorë nga droga përgjithmonë ajo filloi të rikthehet në atë version që e njihnin të gjithë, ashtu siç edhe u duk të dielën. Megjithatë në një set të ri fotografik ajo ka hedhur disa foto që më tepër i afrohen versionit të saj rebel, se sa vajzës së ëmbël që ka treguar kohët e fundit.

Please follow and like us: