Albspirit

Media/News/Publishing

Përparim Kabo: In memoriam, Rushen Golemi

 

Në një ditë të tillë me dëborë të dendur kishte vendosur të shkëputej një shpirt nga trupi i lodhur i një zonje të vecantë…një gruaje model, një nënë shembullore, një mjeke që s’ka shoqe, e para kirurge femër, një politikane që si deputete shkonte në sallën e Parlamentit me biçikletë ashtu si bënte Ana Lind ne Suedi…u shuajt pas një një vuajtje të gjatë Rushen Golemi…nëna e mikut më të afërt dhe shokut tim më të ngushtë, juristit model Kostandin Kazanxhi. Jam pranë të birit dhe të shoqit zotit Alfred Kazanxhi dhe u shpreh ngushëllimet atyre dhe dy vajzave…Pata fatin ta njoh nga afër këtë grua…bisedat me të ishin aq të ëmbla, aq gëzimpote dhe aq bujare prej shpirtit të saj…Nuk e harroj kur i shkova në spital…më njohu dhe më puthi në ballë…Oh kur më telefononte dhe bisedonim gjatë për shkrime apo libra, për filma dhe pjesë teatrore…Një ditë të gjithë ikin…por është një humbje në një tjetër kuptim. Të tillë njerëz dinjitozë si kjo grua kjo shoqëri është e vështirë të ndërtojë së paku edhe për disa dekada…Modestia në veshje, ai zë aq i ngrohtë…sakrificat e saj si mjeke, përvoja që krijoi dhe si e transmetoi te mjekët e rinj…Sa njerëz ndihmoi dhe u shpëtoi jetën…Kjo ditë sot me dëborë tek e zbardhi qiellin dhe dheun e bëri për shpirtin dhe trupin tuaj mike e shtrenjtë…Udhë të mbarë drejt Parajsës…Do na mungosh. Respekte pa fund, miku im Kostandin për shërbimin që i bëre nënës…duke sakrifikuar! Tregove se je biri i denjë i atyre dy prindërve…! Amin!

Please follow and like us: