Albspirit

Media/News/Publishing

Nesër voton Italia, ja skenarët e mundshëm

Nesër Italia mban zgjedhjet e 18-ta të përgjithshme, tre muaj pasi presidenti Sergio Matarella shpërndau parlamentin.

Të dielën qytetarët italianë do t’u drejtohen kutive të votimit nga ora 7:00 deri në orën 23:00, për të përcaktuar qeverinë e re dhe Parlamentin me 945 anëtarë.

 

Gara duket e fortë por vështirë të ketë një parti që të sigurojë e vetme mazhorancën. Në garë është rikthyer “Forza Italia” e Silvio Berluskonit, Partia Demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri Mateo Renzi, lëvizja anti-establishment “5 Yjet” me në krye Luigi Di Maion dhe e frymëzuar nga Beppe Grillo.

Një tjetër forcë që ka pësuar rritje në elektorat është ajo e ekstremit të djathtë “Lega Nord”, e udhëhequr nga Matteo Salvini, euroskeptik dhe me retorikë të ashpër kundër emigrantëve.

Të gjithë skenarët e pas zgjedhjeve sugjerojnë një koalicion mes partive simotra të djathta, “Forza Italia”-s, “Lega Nord”, “Fratelli d’Italia” dhe “Noi con l’Italia”.

Një tjetër skenar me i mundshëm është ai i qendrës së majtë, Partisë Demokratike, “Pia Europa”, “Lista Insieme”, dhe “Civica Popolare”.

 E vetmja që ndodhet në “ishull” është lëvizja populiste, “5 Yjet”, që ndonëse vitet e fundit ka fituar besimin e popullit, dhe mund të dalë forcë e parë, duket ta ketë të vështirë krijimin e qeverisë, ngase nuk pranon koalicion.

Berluskoni ka përmendur edhe një herë sot emrin e Tajanit si kryeministër në rast se partia e tij kryeson zgjedhjet. Por në këtë pikë nuk duket fort i kënaqur aleati i tij Matteo Salvini, i cili është vetëofruar duke thënë: “Jam gati të bëjë kryeministrin”.

Në fjalimin e sotëm përmbyllës Matteo Renzi u kujtoi edhe një herë votuese se partia e tij është e vetmja forcë progresiste krah BE-së, duke theksuar: “Më mirë në opozitë se sa aleat me ekstremistët. Di Maio s’do t’i ketë kurrë votat tona”.

Në fjalimin e tij Di Maio iu drejtua të rinjve me fjalët: “Duhet ta ndryshoni këtë vend”, duke shtuar se: “Epoka e opozitës po përfundon. Sondazhet tregojnë se jemi një hap larg fitores”.

46 italianë kanë të drejtën e votës për të përcaktuar e Parlamentit dhe Senatit, në zgjedhjet e 4 marsit që do të vendosin shumë mbi rrugën dhe të ardhmen e Italisë.

Please follow and like us: