Rita Ora: E dua shumë Bebe Rexhën
Dy këngëtaret me prejardhje shqiptare, Rita Ora e Bebe Rexha kanë treguar edhe njëherë për raportet e mira që kanë ndërmjet vete.
Në një postim në InstaStory, Bebe Rexha ka postuar një foto ku kishte veshur bluzën e dizajnuar nga Rita Ora. Rita Ora më pas e falënderon atë përmes një postimi në InstaStory.

“E dua kaq shumë vajzën time Bebe Rexha. Ka veshur bluzën time që do të dalë nesër”, ka shkruar ajo.