Albspirit

Media/News/Publishing

Si u shpëtuan 2 mijë hebrej në Berat nga Komandanti i ‘Ballit Kombëtar’?

Studiuesi Erald Kapri ka publikuar një letër e cila tregon se si komandanti i Ballit Kombëtar, Kadri Cakrani shpëtoi 2 mijë hebrenjtë e Beratit.
Letra është dërguar nga komandanti i Ballit Kombëtar, tek familja Cakrani.
“Për herë të parë zbulohet një letër e rrallë nga lufta e cila hedh dritë mbi shpëtimin e mbi 2 mijë hebrenjve në Shqipëri. Bëhet fjalë për qindra hebrenjtë e Beratit të cilët u shpëtuan vetëm falë ndërhyrjes së Kadri Cakranit, Komandantit të Ballit Kombëtar. I studiuar në Vjenë dhe djali i firmëtarit të pavarësisë Hajderin Cakranit, Kadri Cakrani është investuar personalisht që të shpëtonte nga duart e gjermanëve hebrentë e Beratit” shkruan Erald Kapri në profilin e tij në Facebook.
Gjithashtu Kapri thotë se me këtë ngjarje u krenua në SHBA edhe kryeministri Rama dhe shtoi se kur kryeministri të flasë herën tjetër në Kuvend të shprehë mirënjohjen e duhur për këtë organizatë të nacionalizmit shqiptar.

Please follow and like us: