Albspirit

Media/News/Publishing

I shanë të ftuarën, devolliten Gjalpi dhe shpërthen Rudina: Çfarë llumi…

Dy ditë më parë e ftuar tek emisioni shumë i ndjekur i pasdites “Rudina”, ishte e ftuar ish-banorja e “Big Brother”, Genta Gjalpi e cila u shfaq në ekran pas një kohe të gjatë. Mirëpo veshja e Gentës ka ngjallur reagimin e shumë ndjekësve të emisionit të cilët kanë bërë komente ofenduese në Instagram për ish-banoren.

 

E habitur nga të gjithë komentet mbi Gentën, moderatorja Rudina Magjistari ka postuar në Instastory fillimisht një foto ku tregon se janë bërë mbi 200 komente dhe shkruan: “Vetëm për Genta Gjalpin?”

Më pas në postime të tjera Rudina shprehet se jetojmë në një botë të lirë ku veshja e Gentës nuk duhet të bëjë përshtypje.

“Pupupu çfarë llumi komentesh. Mbi 200 komente ofenduese, denigruese, hipokrito-moraliste, për një vajzë që quhet Genta e qe e keni pare dhe mbeshtetur me votat tuaja kur konkurronte në televizion. Tani jeton jetën e vetë pa asnje lidhje me ju. Gjatë intervistës foli gjithçka korrekt dhe çiltër, si zakonisht ajo flet kur ftohet në panele televizive.

U vesh me minifund dhe dekolte të bollshme në program? Po ashtu mendoi dhe ashtu bëri. Jetojmë në një botë të lirë more bashkëqytetarë. E për fat në mes të Europës. Ju të rriturit që u shqetësuat, më vjen keq por s’kam asnjë detyrë të kuroj frustacionet tuaja. Ju prindërit që shkruani se u shqetësuat për fëmijën tuaj, ju lutem herë tjetër bëni prindin duke i bërë shpjegimet përkatëse fëmijës suaj mbi gjithçka sheh dhe dëgjon në ekran”, shkruan Rudina Magjistari në Instastory.

Please follow and like us: