Albspirit

Media/News/Publishing

Iran: Tubim proteste dhe marshim i popullit dhe fermerëve të Isfahanit

NCRI – Të dielën më 11 mars 2018, duke iu përgjigjur thirrjeve të bëra, populli dhe fermerët e Isfahanit organizuan një tubim dhe marshim proteste.

 

Njerëzit dhe fermerët këndonin: fermerët vdesin, por kurrë nuk do t’i dorëzohen poshtërimit dhe sot është ditë zie pasi jetët e fermerëve janë në harresë.

Duke protestuar ndaj politikave çnjerëzore të regjimit iranian në bllokimin e rrjedhës së ujit të Zayandeh Rood për fermerët e Isfahanit, njerëzit organizuan demonstrimin dhe mbështetën kërkesat e fermerëve.

Vlen të përmendet se që nga fundi i shkurtit, fermerët e Varzanehit kanë protestuar kundër anulimit të të drejtave të tyre mbi ujin, që ka çuar në shkatërrimin e prodhimit bujqësor dhe ka shkaktuar varfëri në rajon. Fermerët njoftuan se nuk do të heqin dorë nga protestat derisa kërkesat e tyre të plotësohen.

Gjithashtu të premten më 9 mars, pas protestave të fermerëtvenë Varzaneh, forcat anti-trazira sulmuan protestuesit dhe plagosën dhe arrestuan një numër fermerësh.

Please follow and like us: