Albspirit

Media/News/Publishing

Shkrirja e drejtorive të bujqësisë, Agron Duka: Shembull i komunizmit

Kreu i PAA, Agron Duka ka përcjellë me kritika të ashpra vendimin e qeverisë për shkrijen e drejtorive të bujqësisë dhe ngritjen në vend të tyre të agjencive rajonale bujqësore. Në një status në FB duka i cilëson këto agjenci shembulli më i mirë i komunizmit..
Statusi i plotë në FB.
Beteja politike po shkatërron Ministrinë e Bujqësisë
Sot Kryeministri i cilësoi drejtoritë e bujqësisë si struktura të degraduara, inerci e së shkuarës. Mesa duket ka harruar se e shkuara të cilës i referohet është qeveria e tij e parë. Pasi i trajtoi si palçkë elektorale në 2013, disa prej tyre u drejtuan nga persona pa kualifikimin e duhur (midis tyre ish-policë), sot i zhbën me një të rënë lapsi. E ka më të thjeshtë të shkatërrojë Ministrinë e Bujqësisë, sesa të vazhdojë të punësojë në to ish-aleatët.
Ndonëse përpiqet t’i etiketojë Drejtoritë si instiucione komuniste; 4 agjenci shërbimi këshillimor dhe 4 agjenci rajonale të veterinarisë që propozohen, janë shëmbulli më i mirë i komunizmit, sepse centralizojnë pa ndjekur nevojat e fermerëve, të cilët vijojnë të pësojnë eksperimete pa kurrfarë studimi ose mendimi teknik.
Sot, pranë Ministrisë së Bujqësisë, nuk ka një drejtori të veterinarisë;
Sot shërbimi veterinar pranë pushtetit vendor është i cunguar nga vakumi ligjor;
Sot nuk ka ende një skemë të qartë të funksionimit të strukturave veterinare pranë pushtetit vendor.
Dëshira për pushtet ka krijuar një krizë të madhe në riorganizmin e administratës; në disa nivele ka prodhuar bllokimin e qeverisjes, ndërsa në rastin e shërbimit veteriner rreziku është më i madh, pasi cënohet siguria kombëtare dhe integrimi në BE.
Please follow and like us: