Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendet i vdekur një 26-vjeçar në Tiranë

Gjendet i vdekur një 26-vjeçar në Tiranë. I riu u gjet i pajetë në një pallat ende në ndërtim e sipër. Policia ka identifikuar viktimën, shtetasin me inicialet F.J. Ai u gjet në një pallat në rrugën “Panorama” në kryeqytet. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat i riu ka humbur jetën. Paraprakisht raportohet se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Please follow and like us: