Albspirit

Media/News/Publishing

Komision hetimor për Tahirin, zbulohen emrat e deputetëve

Pas miratimit në seancën plenare, 10 ditë më parë, është gati të nisë nga puna Komisioni Hetimor parlamentar për Saimir Tahiri. Do të jenë deputetë të mazhorancës dhe opozitës, të cilët do të merren me këtë punë, ndërsa janë zbardhur edhe emrat që janë caktuar për të qenë pjesë e komisionit. Kryetari i këtij komisioni do të jetë nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili do të ketë zëvendës deputeten e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj. Anëtarë të këtij komisioni nga radhët e Partisë Demokratike do të jenë, Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka, Myslym Murrizi. Po ashtu, do të ketë edhe një përfaqësues nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari. Ndërsa socialistët do të përfaqësohen me, Klotilda Ferhatin, Pjerin Ndreun, Paulin Sterkajn, Xhemal Qefaliajn dhe Bashkim Fino. Ndërkohë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, vijon të jetë në hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda.

Please follow and like us: