Albspirit

Media/News/Publishing

Aksident në Kukës, vdes një person dhe plagoset rëndë i vëllai

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Kukës.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Resk.

Mësohet se N.C., 31 vjeç, banues në Zall Lusën, duke drejtuar mjetin motor, tip “Honda”,  i cili udhëtonte së bashku me vëllain, nga fshati Lusën në drejtim të fshatit Kolesian, ka humbur kontrollin e motorit në hyrje të fshatit Resk.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit shtetasi N.C., si dhe është dëmtuar vëllai i tij, D.C., 29 vjeç, banues në Zall Lusen.

Shtetasi D.C., pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Kukësit, është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Please follow and like us: