Albspirit

Media/News/Publishing

Pjerin Ndreu: Nuk më lidh asgjë me arrestimet në Lezhë!

 

 

Mirëmbrëma! Jam rikthy sonte në Facebook për t’u dhënë përgjigje gjithë të turbulluarve nga ngjarjet e fundit në Lezhë. Nuk jam aspak i kënaqur me atë që ka ndodhur dhe as nuk do jem kurrë. Por ca mitingashë të lodhur dhe ca “dijetarë” politikë, duan domosdoshmërisht të lidhin PS dhe mua me këtë histori. E konsideroj një turp dhe abuzim skandaloz, çdo përpjekje të kujdo që synon të gjejë alibi e të përdorë emrin tim apo të PS për të justifiku veprimin. Më shumë se te kushdo ta kërkojnë te ankesa që kanë bërë dy shtetas me emër e mbiemër dhe me drejtësinë. Nuk më lidh asgjë me këtë çështje penale, përveç keqardhjes për këdo që dyshohet si i implikuar. Sa për bashkinë, historia ka tregu se nuk është e nevojshme ky lloj skenari, sepse si rregull bashkinë e humbin ata që e kanë e jo e fitojnë ata që s’e kanë. Kështu që bëni durim deri vitin tjetër!

Please follow and like us: