Albspirit

Media/News/Publishing

Prokuroria bën hetime edhe për Talen e Kune Vainin

Një listë e gjatë personash janë nën akuzë për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës. Listë që kryesohet nga kryetari i Bashkisë Fran Frrokaj dhe pasohet nga kryetari i qarkut, Gjok Ndoka. Të hënën ata dalin për masën e sigurisë në gjykatë, ndërsa nga hetimet është mësuar se në skandalin e tokave në bregdet nuk është veten “Rana e hedhun”, por edhe zona e Tales dhe Laguna e Kune Vainit. Nuk ka ende të dhëna konkrete, por burimet thanë se arrestimet në Lezhë do të vazhdojnë dhe numri i personave nën hetim nga 23 do të shkojë në rreth 40 persona.

Please follow and like us: