Albspirit

Media/News/Publishing

Alban Bushi: Vetëm fitorja na mban në lojë ndaj Sllovakisë

Ekipi Shpresa do të përballet nesër ndaj Sllovakisë, në takimin e vlefshëm për eleminatoret e Europianit 2019. Në konferencën për mediat përpara ndeshjes, trajneri Alban Bushi është shprehur se Shqipërisë nuk i lejohet asnjë rezultat tjetër ndaj Sllovakisë, përveç fitores.

“Nëse luajmë me vëmendje të plotë nga minuta e parë te e fundit, atëherë ne e fitojmë këtë takim. Mund të them se është një takim i barabartë, me dy Kombëtaret që kanë shanse të barabarta për të fituar.

Ndaj Sllovakisë nuk na lejohet asnjë rezultat tjetër, përveç fitores, pasi në të kundërt nuk kualifikohemi. Manaj është shumë futbollist i mirë dhe nuk është problematik. Ka dhënë maksimumin në fushë dhe pres më tepër nga ai, por pa e futur në presion. Në 5 ndeshje kemi 6 pikë, por duhet të kishim 15 pikë. Kundërshtarët na ka rrezikuar shumë pak dhe ne meritonim më tepër. Nëse fitojmë nesër ne do të shkojmë 9 pikë dhe do kjo do të na ndihmonte shumë për vazhdimësinë dhe shanset për kualifikimin. Shpresoj se tifozët do të jenë prezentë, sepse do t’i shpërblejmë”, – është shprehur trajneri i Shpresës, Alban Bushi.

Please follow and like us: