Albspirit

Media/News/Publishing

Patozi: Ç’duhet të bëjmë që 22 marsi të mos jetë vetëm dita e Sulltan Nevruzit

QË 22 MARSI TË MOS JETË VETËM DITA E SULLTAN NEVRUZIT

Sot e mora veten më të mirë, hëngra hashure dhe e konsiderova një ditë të zakonshme feste, megjithëse nuk jam bektashi.

Për të gjithë nostalgjikët dhe demokratët e tjerë, që u shkëlqejnë sytë sa herë vjen kjo ditë, falenderova Zotin që nuk doli ndonjë “trim” i Republikës së Re, që të kishte kërkuar ndryshimin e saj, ashtu siç bënë me 20 shkurtin.

Fjala vjen, 22 marsin mund ta ndërronin me 18 majin, edhe pse festën e Sulltan Nevruzit nuk do ta lëviznin dot, që t’i shkonte nga mbrapa fantazisë së tyre.

Kohët kanë ndryshuar, aq për keq sa, jo vetëm nuk duket ndonjë shpresë në horizont për të ardhmen, por për Partinë Demokratike dhe të djathtën shqiptare po bëhet përherë e më e vështirë t’i gëzohet madje edhe lavdisë së të shkuarës.

Dhe mendova se të gjithë ata që e konsiderojnë 22 marsin, jo thjesht si ditën e shënuar për besimin bektashian, nuk mjafton vetëm që ta kujtojnë atë me krenari dhe patetizëm.
Nëse duam vërtet të tregojmë respekt për historinë tonë, duhet të ndahemi me guxim e me vendosmëri nga të gjitha përgjegjësitë dhe fajet e rënda, që na çuan në këtë katandisje të paimagjinueshme, jo vetëm elektorale.

Por mbi të gjitha, nëse duam vërtetë të rikthehemi sërish edhe një herë, si shpëtimi dhe shpresa e vetme për Shqipërinë, duhet të flakim tutje të gjitha veset dhe paudhësitë, jo vetëm politike, që na kanë çuar me vite larg nga 22 marsi i vitit 1992.

Please follow and like us: