Albspirit

Media/News/Publishing

Sulm me thikë ndaj trajnerit, prangoset prindi agresor

Policia e Tiranës ka bërë me dije se në vijim të ngjarjes të ndodhur te fusha e sportit  “Skënder Halili”, në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi ne flagrancë i Abdyl Çeku, 47 vjeç, banues në Tiranë. Ai u arrestuar pasi rreth orës 09:50, te fusha e sportit ” “Skënder Halili”, në Qyteti i Nxënësve, është konfliktuar duke e goditur me grusht,  trajnerin e ekipit “U-16”, shtetasin Migen Memelli, për shkak se djalin e tij nuk e ka përfshirë në lojë. Materialet proçeduariale do ti kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Please follow and like us: