Albspirit

Media/News/Publishing

Investoi 10 mijë USD dhe fitoi 750 milionë, historia e Shmuel Harlap

Sipërmarrësi izraelit Shmuel Harlap është një nga 20 miliarderët në listën e “Forbes”. Ai ka pasuri prej 1.92 miliardë dollarësh, duke qenë njeriu i 12-të më i pasur në Izrael dhe i 1294-ti në botë.

Por, pasurimi i tij dhe përfshirja në “elitën” e njerëzve më të pasur në planet, ka një histori të veçantë. Ai quhet në Izrael që “i shtoi vetes 1 miliard dollarë brenda një nate”.

Harlap, sot 73 vjeç, investoi vetëm 10 mijë dollarë në startupin e teknologjisë së makinave, Mobilye në vitin 2001, duke përfituar kështu 7.2% të aksioneve.

Në vitin 2017, Intel e bleu Mobileye për shumën e 15.3 miliardë dollarëve në “cash”. E gjitha shuma e investimit të Harlap në 16 vjet ishte 12 milionë dollarë, por ai fitoi 60 herë më shumë.

Harlap arkëtoi një shumë neto prej 750 milionë dollarësh nga marrëveshja me Intel, duke “shtyrë” atë në listën e miliarderëve.

Shmuel Harlap është gjithashtu, president dhe aksionar në Colmobil, importuesi më i madh i makinave në Izrael, të cilën babai i tij, Amichai, e mori atë në vitin 1962, duke blerë një “franchise” të importimit të makinave Mercedes-Benz në Izrael. In 1988, kompania nisi të importojë makina Mitsubishi, dhe më pas në 1990 makina japoneze Subarus.

Harlap vazhdon të investojë në startupet izraelite, veçanërisht në sigurinë kibernitike, nanoteknologjinë dhe industrinë e shkencave të jetës./Izraeli Sot/

Please follow and like us: