Albspirit

Media/News/Publishing

Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve në SHBA lavdëron kolonelen e policisë në Kosovë

Postuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit: Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve & Forcave të Rendit (INL)

 

Sot, INL ka kënaqësinë që të vërë në dukje Drejtoreshën e Policisë së Kosovës për Divizionin e Personelit dhe Administratës, Kolonele Taibe Canolli. Si drejtoreshë, Kolonele Canolli është përgjegjëse për zhvillimin e kacapiteteve humane dhe të stërvitjes të policisë për të ruajtur sigurinë dhe rendin publik, si dhe për të hetuar dhe parandaluar krimin. Si udhëheqëse aktive në komunitetin e saj, ajo shërben edhe si Kryetare e Shoqatës së Grave Police të Kosovës si dhe është anëtare e Bordit Administrues të Rrjetit Europian të Oficerëve të Policisë.
Me mbështetjen e INL-së, Kolonele Canolli ka paraqitur dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe seminare përgatitorë që kanë shërbyer për të përmirësuar programet që mbikqyr në Kosovë. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë të Kosovës ofron këshilla dhe mban në patronazh institucione të zbatimit të ligjit në Kosovë, nëpërmjet Programit Ndërkombëtar të Asistencës për Përgatitje në Hetimit të Krimeve, të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ICITAP).
(Zyra e Çështjeve Globale të Grave – Departamenti i Shtetit)

Please follow and like us: