Albspirit

Media/News/Publishing

Europa e mahnitur nga zëri i Eugent Bushpepës, del në youtube video e këngës së Shqipërisë në Eurovision

Eugent Bushpepa është padyshim një nga zërat më të bukur të Shqipërisë. Fituesi i festivalit të “RTSH-së” do përfaqësojë në mënyrë dinjitoze Shqipërinë këtë vit në Eurovision me këngën “Mall”. Ditën e djeshme kanali zyrtar i festivalit europian ka publikuar videoklipet e të gjithë shteteve pjesëmarrëse në këtë kompeticion. Kënga “Mall” vjen me një klip artistik minimalist bardh e zi. Në klip marrin pjesë disa të rinj të cilët mbajnë veshur kostume tradicionale nga trevat e ndryshme shqiptare, një detaj ky tepër i gjetur.

Në komentet e shumta të ardhura për këtë këngë, vihet re një mbështetje e madhe për Shqipërinë këtë vit. Të shumta ishin komplimentat për zërin e Eugentit. Komentet kanë ardhur nga e gjithë bota ku mbizotëronin ato nga Italia, Greqia, por edhe shumë shtete ballkanike përfshirë këtu edhe Serbinë.

Të shumtë ishin ata të cilët i uronin këngëtarit finalen por pse jo edhe fitoren. Vokali i Bushpepës ka tërhequr vëmendje të madhe dhe shpresojmë që këtë vit Shqipëria të thyejë akullin dhe ta arrijë të prekë finalen e këtij festivali si disa vite më parë.

Please follow and like us: