Albspirit

Media/News/Publishing

Ibrahim Hajdarmataj: Me gjuhën shqipe duhet të merremi të gjithë

  • Shkak për këtë shkrim u bë shkrimi i akademikut prof.dr. Emil Lafe, i cili pak kohë më parë botoi shkrimin: ”Plaga e mahisur e kulturës gjuhësore në universitet”, i cili komenton shkrimin e Helena Halilaj. Me sa kuptoj unë këto shkrime të ndimojnë se me gjuhën shqipe duhet të merremi të gjithë në mënyrë që të kemi sukses
    në të arthmen. Kërkesa e prof. Emilit për futjen e gjuhës shqipe në fakultetet e ndryshme është plotësisht me vend dhe e domosdoshme, jemi të gjithë dishmitar të një realiteti të hidhur në praktiken e përditshme ku studentët e diplomuar dhe bile me master po t’iu lexosh një shkresë zyrtare të përpiluar nga ata për secilen faqe gjen gabime gjuhësore të theksuara, e kam fjalën për ata të drejtësise, mjekësise, etj.
    Profesori me të drejtë kritikon teksktin ”Psikologjia gjyqësore” me gabime të shumta gjuhësore, por le të ndalemi sidomos tek tekstet e përkthyera, të cilat nga pa aftësia e përkthyesve arrihet deri atije që të ndryshohet edhe kuptimi i tyre.
    Ka ardhur koha që përkthyesit të jene të licensuar nga Ministria e Arsimit. Gjithashtu Ministria e Arsimit duhet të marrin masa për botimin e gazetës ose të revistës ”Mësuesi” dhe revistës ”Gjuha jonë”, të cilat janë shumë të domosdoshme për nxënësit,studentet,mësues dhe profesore.
    Më zgjohet kujtesa kur vite më parë isha drejtor gjimnazi ku kam zhvilluar disa takime pune me mësues e nxënës në gjimnazet e Gjakovës, Pejës, Prishtinës në Kosovën e pas luftës. Në biseda me kolegët më tregonin për tekstet e gjuhës shqipe dhe plan programet që zhvillonin ata, ndersa unë heshtja, sepse në Shqipëri në gjimnazet zhvillohej gjuha angleze, italiane, apo gjermane ndersa gjuha shqipe jo. Me të drejtë Ministria e Arsimit e futi në plan programe dhe tekste për tu mësuar gjuha shqipe, besoj se nuk është e nevojshme për koment të mëtejshëm.
    Gjithashtu lind nevoja e thirrjes së një kongresi për gjuhen shqipe. Përfundimisht me gjuhën shqipe duhet të merremi të gjithë. Me të drejtë akademiku prof. dr. Emil Lafe thekson:-“Gjuha nuk pranon shkujdesje, nuk pranon të trajtohet si gjë e zakonshme. Gjuha ka nevojë të mbrohet, të ruhet si gjë e shtrenjtë të parëve. Gjuha është shenjë e qytetërimit të një populli, sepse mënyra se si sillet njeriu me gjuhën, tregon kulturën e tij”.
Please follow and like us: