Albspirit

Media/News/Publishing

Këshilltari i Kryeministrit ia nxjerr Skënderbeun Erdoganit

Këshilltari politik i Kryeministrit të Kosovës, Halil Matoshi ka reaguar pas deklaratave të Erdoganit, pasi ky i fundit reagoi ashpër ndaj Ramush Haradinajt. Madje i ftoi qytetarët e Kosovës të protestojnë kundër tij. Matoshi i ka nxjerrë Erdoganit, Skënderbeun. Ndërsa në fotografi ka shkruar “Në mbrojtje të Republikës”.

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, në një fjalim të sotëm, e ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj se do të japë përgjegjësi për menaxhimin e situatës me turqit e deportuar. Ai e ka kritikuar atë për shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe shefit të AKI-së dhe i ka ftuar kosovarët të protestojnë kundër tij./Gazeta Express

 

Please follow and like us: