Albspirit

Media/News/Publishing

Mijëra banorë të Ahvazit demonstruan në protestë kundër fyerjes nga ana e regjimti iranian të bashkëatdhetarëve arabë

Forcat shtypëse sulmuan protestuesit dhe arrestuan disa prej tyre.

Sot, të enjten, më 29 mars, mijëra banorë të Ahvazit u mblodhën në protestë kundër fyerjes në televizionin fashist fetar në pushtet të bashkatdhetarëve arabë dhe këndonin slogane kundër shtypjes brutale të regjimit të mullahëve dhe diskriminimit kundër popullit të Ahvazit dhe Khuzestanit. Dje, një numër i madh i banorëve të Ahvazit protestuan jashtë qendrës së radios dhe televizionit shtetëror.

Nga frika e përhapjes së protestave, regjimi i mullahëve dërgoi në vendin e ngjarjes Ali Sari-n, një anëtar i parlamentit të regjimit, për të qetësuar njerëzit dhe për të folur me ta. Por protestuesit e fishkëllyen dhe e nxorën atë nga skena.

Forcat represive sulmuan popullin me shkopinj, duke qëlluar me armë dhe duke hedhur gaz lotsjellës. Përleshjet mes njerëzve dhe forcave represive vazhduan për një kohë të gjatë në rrugët e afërta. Një numër protestuesish u arrestuan.

Rezistenca iraniane i bën thirrje popullit të Khuzestanit që të tregojë solidaritetin dhe mbështetjen e tij për demonstruesit dhe i bën thirrje organizatave ndërkombëtare për të dënuar politikën e shtypjes dhe diskriminimit të regjimit mesjetar të Iranit dhe të ndërmarrë veprime për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

Please follow and like us: