Albspirit

Media/News/Publishing

Kalon vetingun prokurorja Fatjona Memçaj

Prokurorja e Apelit në Tiranë, Fatjona Memçaj rikonfirmohet në detyrë. Ajo kaloi me sukses testin e vetingut. Vendimi u shpall sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. KPK theksoi se prokurorja rezulton me pasuri të justifikuar nga burime të ligjshme, qoftë për apartamentin, qoftë për automjetin. Ajo ka dy llogari bankare, që nuk konsideroheshin në shumë të mëdha. Ndërkohë që DSIK e ka certifikuar dhe ka deklaruar se është e përshtatshme për të vijuar detyrën.

Please follow and like us: