Albspirit

Media/News/Publishing

Dy mjete përplasen në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset turistja

Një turiste e huaj ka mbetur e plagosur, pasi mjeti në të cilën udhëtonte, është përplasur me një furgon mallrash. Aksidenti është shënuar pasditen e sotme, në autostradën Tiranë-Durrës.

Burimet e para nga ana e policisë, bëjnë me dije se e plagosura është transportuar drejt spitalit, për marrjen e ndihmës mjekësore.

Nga aksidenti janë dëmtuar edhe dy automjetet.

Aksidenti ka sjellë bllokimin e autostradës, teksa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Please follow and like us: