Albspirit

Media/News/Publishing

E zë poshtë zetori, vdes 60-vjeçari në Devoll

Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është zënë poshtë nga zetori, me të cilin ishte duke punuar. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Progër, në Devoll. Më datë 28.05.2018, në Spitalin e Korçës ka shkuar me dëmtime të rënda trupore dhe më pas ka ndërruar jetë shtetasi G.M, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Progër. Nga të dhënat paraprake rezulton se ky shtetas, ka qenë duke punuar në fshatin Progër me një mjet tip zetor, i cili është batuar dhe për pasojë dyshohet se e ka zënë poshtë këtë të fundit duke e aksidentuar”, sqarom policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us: