Albspirit

Media/News/Publishing

Klotilda Ferati i përgjigjet diarresë së Ken Dhimës në KLD

Deputetja socialiste Klotilda Ferati i ka cilësuar qesharake akuzat e gjyqtarit të Vlorës, Ken Dhima, i cili ka thënë në mbledhjen e KLD se Vettingu është vepër e Sorosit. Në emisionin “45 minuta” në Report Tv, ligjvënësja socialiste tha se Vettingu është reformë e politikës shqiptare, ku për ndryshimin e Kushtetutës në korrik 2016 votuan 140 deputetë të Kuvendit.

“Këto janë argumenta qesharake. Vettingu nuk është një reformë e një institucioni të caktuar, por reformë e politikës shqiptare. Kushtetuta u ndryshua me votat e të gjithë deputetëve dhe ka arkitekturën e të gjithë reformës në drejtësi e monitoruar nga ndërkombëtarët. Të thuash që është ‘sorosiane’ misioni EURALIUS do ndjehej krejtësisht jashtë kësaj reforme. Ky është një argument krejtësisht qesharak”, deklaroi  Klotilda Ferati, deputete e PS.

A ndikon Vettingu në punën dhe performacën e gjyqtarëve?

Klotilda Ferati: Nuk ndikon. Gjyqtarët e ushtrojnë detyrën njësoj si më parë. Nëse nuk e kalojnë procesin, ata nuk do punojnë më. Por vettingu nuk e pengon punën e tyre, mund të bëjnë detyrën njësoj. A kanë ngarkesë? Po, kanë ngarkesë por kjo është çështje tjetër dhe ka të bëjë me ndarjen e profileve në Gjykata. Do doja që shtatori të na gjente me organe të ngritura si KLGJ dhe KLP dhe më pas të fillonim me ngritjen e organeve të reja. Në fakt, organet e Vettingut duhet të ecin pak më shpejt.

Please follow and like us: