Albspirit

Media/News/Publishing

Bislim Ahmetaj: Në anën tjetër të detit

Në anën tjetër të detit
një greke e bukur
më ndjell,
më pret
e shoh,
e ndjej,
më djeg.
Më tretë si një qiri pritja e saj
zemra për të më rreh
si e një zogu ditak
rrëzuar nga foleja e vjeshtës së vonë.
I matem nisjes çdo fraksion frymëmarrje
Po druaj se kur të mbërrijë në bregun e saj
zjarri i zemrës time do jetë fikë
E grekja e bukur që më pret
do jetë tretur
do ketë ikë…

Sarandë me 8 gusht 2018.