Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Kadare: In memoriam, Fatos Arapi!

Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, ka vlerësuar jetën dhe veprën e Fatos Arapit si “shkrimtar i rëndësishëm, me një jetë dhe krijimtari dramatike të shtrirë në dy epoka, Fatos Arapi, mik dhe koleg i dashur, u bë pjesë e pandarë e kalendarit letrar shqiptar të shekujve XX e XXI”.

 

Mesazhi i Kadaresë

Pas ikjes së Dritëro Agollit letërsia shqipe i ka gjithmonë e më të vështira humbjet e tjera, të dhimbshme si kjo e Fatos Arapit.

Shkrimtar i rëndësishëm, me një jetë dhe krijimtari dramatike të shtrirë në dy epoka, Fatos Arapi, mik dhe koleg i dashur, u bë pjesë e pandarë e kalendarit letrar shqiptar të shekujve XX e XXI.

Dëshmia e tij artistike do të jetë e veçantë dhe e çmuar në kronikën e gjatë të letërsisë shqipe.

Ismail Kadare

Tiranë, 11.10.2018.

Please follow and like us: