Nora Malaj: Emocion i veçantë me të diplomuarit e Universitetit të Biznesit
Një urim për të gjithë të diplomuarit! Dje perjetova një emocion të veçantë me të diplomuarit e Universitetit të Biznesit. Nē fjalën tim thashë se jam e bindur që sot të gjithë ata që marrin këtë diplomë, tregojnë se nëse do të investojnë në jetë nēpermjet dijes ata nesër do arrijnë të bëhen dikush, të vlefshëm pēr familjen e tyre e shoqërinë dhe Shqipëria do të jetë vendi ku do të rriten patriotë të mirë, që e duan vendin e tyre dhe vlerësojnë çdo gjë në jetë! Jam e bindur se nesër ata do të jenë deputetë shumë herë më të mirë se ne sot dhe do punojnë më shumë për këtë vend të bekuar! Ishin emocione të forta që e bënë ditën edhe më të bukur! Me këtë urim të ndjerë e të sinqertë ju uroj një të dielë të bukur plot diell në familjet tuaja!