Albspirit

Media/News/Publishing

Po organizonte grevën e infermierëve dhe mjekëve, përjashtohet nga puna Elson Jaçaj

Infermieri Elson Jaçaj është përjashtuar nga puna, pasi po organizonte grevën e mjekëve dhe të infermierëve. Jaçaj është shprehur se është pushuar nga puna vetëm pse po organizonte grevën e infemierëve dhe të mjekëve. Jaçaj ka folur ekskluzivisht për “Shekulli”-n në lidhje me përjashtimin nga puna. “Do ta ankimoj vendimin. Nuk është i drejtë vendimi që unë të iki nga puna. Kjo ndër të tjera sepse duhet të njoftohem më herët dhe as që ka ndodhur. Përjashtimi ka ardhur, sipas tyre, pasi pretendojnë, se kam nxjerr informacion. Por që përjashtimi nga puna ka ardhur direkt pasi kam tentuar të organizoj mjekët dhe infermierët në një protestë masive më datë 20 dhjetor”, ka thënë Jaçaj.

Please follow and like us: