Albspirit

Media/News/Publishing

Bedri BLLOSHMI: Revolta e Qafëbarit dhe terrori komunist, 1943-1990 (4)

Trekëmbësha dhe breshëri plumbash në Maliq

Grupi “sabotator” në Maliq

Grupi sabotator për tharjen e kënetës së Maliqit. Ja si qëndron e vërteta sipas Z. Fuls, drejtorit të shkollës teknike që i kishte thënë të bijës Xhoana: Gjykimi për gjoja sabotimin e kënetës së Maliqit filloi 5 ditë pas largimit të misionit amerikan nga Shqipëria; 2 nga të ekzekutuarit ishin studentë të shkollës teknike. Gjyqi do të shërbente për diskretitimin e Fulsit dhe për të shmangur ndikimin e prestigjit amerikan e të Shkollës Teknike në pragun e kthesës që do të bëhej në të ardhmen. Në tetor filluan arrestimet, së pari teknikët e më pas inxhinierët dhe më 8 nëntor u hap gjyqi kundër 16 anëtarëve të Grupit Sabotator.

Vendimet:

Me varje:

  1. Abdyl Sharra,
  2. Kujtim Beqiri.

Me pushkatim:

  1. Vasil Mano,
  2. Zyraka Mano,
  3. Eugjenio Skutarini,
  4. Mirush Përmeti

Shumë të tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm. Pati edhe dënime që variojnë nga 20 vjet e deri në 5 vjet që akuzohen për sabotim në lidhje me ambasadën amerikane e cila ishte organizatorja e sabotimit.

Kujtim Beqiri, 30 vjeç nga Velça i Vlorës, lindur më 1944, bir i një familjeje patriotike (i ati pjesëmarrës aktiv në ngritjen e flamurit më 1912 dhe pjesëmarrës në luftën e Vlorës më 1920). Në vitin 1932 kryen Shkollën Teknike (dega elektrike). Në vitin 1940 përfundon me medalje të artë inxhinierinë civile, rruga-ura në Universitetin e Vjenës. Në korrik të vitit 1946 dërgohet si drejtor në punimet e Maliqit. Pa kaluar as 3 muaj, filluan arrestimet, që nisën më parë me teknikët: Hans Vala, Mirush Përmeti (lindur në Përmet më 1912, u diplomua për inxhinieri në Padova të Italisë), Pandeli Zografi, Eugjenio Skaturio, Mano Guernieri; vijuan me dorën e dytë: Mihal Stratobërdhen Jani Vasilin, mjekun italian Anastassio Rikio e për të përfunduar me inxhinierët Vasil Mano (lindur në Përmet më 1908, i diplomuar për inxhinieri në Kroaci)  me të shoqen, Zyrakën (lindur në Zagreb, Kroaci më 1913, u diplomua po aty), Abdyl Sharrën e Kujtim Beqirin.

Abdyl Sharra, 35. vjeç, nga Vlora, lindur më 1911. Kryen shkollë teknike të “Robert Kolegjit” në Stamboll dhe Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtim në Romë. Emërohet kryeinxhinier në ndërmarrjen për tharjen e kënetës së Maliqit dhe pas tre muajsh arrestohet si “armik i popullit, si iniciatori kryesor i sabotimeve në stil të gjerë për ndërmarrjet e mëdha që bënte pushteti popullor”.

 

Grupi i Sami Qerubashit dhe dënime që u dhanë nga trupi gjykues në vitin 1946

  1. Partia Frontit i Rezistencës drejtohej nga Sami Qerebashi
  2. Partia Social Demokrate drejtohej nga Musine Kokalari
  3. Partia e Legalitetit drejtohej nga Qenan Dibra

Në janar të vitit 1946 filluan arrestimet, reprezaljet e bastisjet. U arrestuan 37 anëtarë të Bashkimit Demokrat me Sami Qerebashin në krye. Cilët ishin të akuzuarit?

  1. Sami Qerebashi, tregtar nga Gjirokastra, banues në Tiranë. Dënohet me vdekje (pushkatim).
  2. Xhahit Koka, diplomat, doktor i shkencave politiko-ekonomike. Dënohet me vdekje (pushkatim).
  3. Hivzi Gole, tregtar nga Dibra. Dënohet me vdekje (pushkatim).
  4. Tut Miniku, tregtar nga Tirana. Dënohet me vdekje (pushkatim).
  5. Telat Drini, nëpunës, banues në Tiranë. Dënohet me vdekje (pushkatim).
  6. Mehmet Ali Beshiri, nga Tirana, kryen shkollën tregtare në Austri. Dënohet me vdekje (pushkatim).
  7. Ali Kavaja, banues në Tiranë, ka kryer shkollën teknike të Fullcit. Dënohet me vdekje (pushkatim).
  8. Shaban Balla, lindur në Krujë, banues në Tiranë, gjeometër, ka kryer shkollën e Fullcit. Dënohet me vdekje (pushkatim).
  9. Qenan Dibra, banues në Tiranë. Ka kryer shkollën e mesme në liceun francez, Korçe. Studimet e larta për jurisprudencë, Paris, fliste anglisht, frëngjisht dhe turqisht. Dënohet me pushkatim, më vonë i falet jeta.

U dënuan me burgim të përjetshëm:

  1. Lluka Bibi
  2. Anton Dukagjini
  3. Enver Hasa
  4. Abdulla Muca.

U dënuam me 30 vjet burg:

  1. Gjergj Kokalari
  2. Nefail Shikuli
  3. Qemal Biçaku
  4. Reiz Hasho.

U dënuan me 20 vjet burg:

  1. Musine Kokalari
  2. Hasan Kalaja
  3. Stefan Bumçi
  4. Vahid Verdalli
  5. Haki Gjinishi

Pati edhe shumë të tjerë me dënime më të vogla. Ja se çfarë thotë prokurori kriminel Nevzat Haznedari: “…Kanë organizuar në grupe klandestine për të përmbysur pushtetin demokratik. Në lidhje me kriminelët e luftës të arratisur dhe me reaksionin e jashtëm kanë kryer dhe kanë tentuar të kryejnë vrasje kundër njerëzve dhe funksionarëve të pushtetit popullor si edhe akte të tjera kabotazhi. Kanë dhënë informata ushtarake, politike dhe ekonomike të huajve…”.

Pas dënimit të gjithë këtyre personave, terrori komunist do të vazhdonte të merrej me anëtarët e çdo familjeje. Këto familje i priste syrgjynosja në kampet e përqendrimit nëpër baltërat e Myzeqesë apo telat me gjemba të Tepelenës.

Kryengritja e Postribës

Postriba me dhjetë katundet e saj shtrihet në veri-lindje të Shkodrës. Më 7 korrik 1946, në Shkodër u bë një mbledhje e të gjithë opozitarëve, e cila vendosi që shpërthimi i kryengritjes kundër regjimit komunist të bëhej brenda datës 16 shtator 1946. Për drejtimin e kryengritjes mbledhja zgjodhi një komitet pluralist: Dom Tom Laca, Dom Nikoll Deda, Pjetër Shan Deda, Kolec Deda, Cin Serreqi e Guliem Suma, për partinë Demokristiane dhe Riza Dani, Rodin Gjurezi, Dulo Kali dhe Paulin Pali për Nacionalistët. Në datën 8 shtator filluan të grumbullohen forcat në zonën e Postribës – 200 forca, nga të cilët 60 të armatosur, Guri i Zi – 170 vetë dhe Oblika – 70 vetë. Në orën 2 të mëngjesit të datës 9 shtator filloi sulmi, ndërsa ndërlidhja telefonike ishte ndërprerë më parë. Kryengritësit do të sulmonin në tre drejtime: Postriba në drejtim të kazermave ku ishte edhe komanda e Korpusit të III-të; nga Guri i Zi në drejtim të postës së urës së Kirit dhe mësymja drejt Kodrave të Tepes. Revolta u shtyp me forcë dhe u shoqërua me raprezalje. Po atë ditë, më datë 9 shtator, forcat e diktaturës të komanduara nga shefi i Sigurimit për Shkodrën, pushkatuan publikisht grupin e parë prej 12 kryengritësish. Ashtu të lidhur në këmbë e duar, me hekura e me litarë, pasi i rrahën dhe i torturuan mizorisht i grinë me automatik përbri një grope të përbashkët. Të nesërmen, më 10 shtator dhe çdo ditë, çdo javë, çdo muaj të atij viti tragjik, por dhe në vitin 1947, nuk pushoi terrori, vrasjet, internimet në krahinën e Postribës, kështu u pushkatuan edhe 7 vetë të tjerë para syve të familjes dhe të shtëpive që përfshiheshin nga flakët.

Kryengritjet e para antikomuniste

Kryengritja e parë e armatosur kundër diktaturës komuniste në Shqipëri u zhvillua në Malësinë e Madhe. Beteja midis forcave ndëshkuese të Brigadës së Parë dhe fshatarëve kryengritës të udhëhequr nga Preng Cali, nisi më 1 janar të vitit 1945 dhe vazhdoi një muaj. Kelmendi qëndroi sa mundi. Por së fundmi për t’iu shmangur gjakderdhjes vëlla me vëlla, Preng Cali urdhëroi malësorët të mos qëllonin dhe ata u tërhoqën nga pozicionet, ndërsa Prenga me 15 shokë e një murgeshë u ngujuan në një shpellë. Ja raporti i Zoi Themelit:

“Humbjet e armikut janë 44 të vrarë (armiq i quante Zoi Themeli fshatarët) e 21 të plagosur. Prej të vrarëve 13 rezultojnë gjatë përleshjeve me forcat tona, po ashtu dhe të plagosurit… Veç këtyre në mënyrë konspirative janë pushkatuar dhe tre vetë të tjerë, sepse kanë qenë bashkëpunëtorë të Preng Calit.”

U dogjën mbi 50 shtëpi fshatarësh edhe një shtëpi në Vukël e djegur 3 herë nga turqit, malazezët dhe në 10 shkurt 1945 nga komunistët. Luc e Zef Rapuka ishin në shpellë me Preng Calin dhe pas daljes prej saj i pushkatuan, pas tyre pushkatuan edhe Rrokun, më të voglin e familjes. Të ngujuarit e pësuan të gjithë: Smajlin e pushkatuan sa doli nga shpella, një tjetër e pushkatuan pasi ia kishin prerë mishin me sëpatë, një tjetri ia nxorën sytë dhe e varrosën së gjalli. Luc Bajraktarin e therën në qafë me bajonetë dhe e hodhën në greminë, Fran Zef Bajraktarin e groposën së gjalli pasi i dogjën kullën, Marash Vat Lumaj dhe e pushkatuan si agjitator. U pushkatuan edhe: Marash Vat Lumaj si agjitator, Dedë Prek Nika, Uk Marash Biku, Nik Mark Rezaj, Gjelosh Fran Pëllumbi.

 

Masakra komuniste në Postribë pas kryengritjes

Pas kryengritjes së Postribës (1945-4952) shënohen 49 emrat e të ekzekutuarve nga komunistët:

  1. Prek Cali
  2. Ded Lulash Smajli
  3. Ded Gjo Deda
  4. Idrize Kadri Delaj
  5. Fran Dash Preka
  6. Mri Dash Preka
  7. Kartina Nikë Bikaj
  8. Dila Luç Dakaj
  9. Gjon Preç Rexhaj
  10. Ujk mark Qosja
  11. Mark Gjelosh Mirukaj
  12. Gjekë Marash Tinaj
  13. Mare Ilia Vaçaj
  14. Gjergj Lui Hysaj
  15. Ndue Fred Rrukaj
  16. Tom Lekë Daka
  17. Gjok Tom Kokaj
  18. Gjok Nikoll Voci
  19. Dok Nik Pretaçaj
  20. Pashko Ded Curraj
  21. Mark Nikoll Malaj
  22. Pjetër Gjok Koti
  23. Mark Luc Gjoni
  24. Gjok Ded Braci
  25. Luc Gjeto Lakaj
  26. Nikoll Gjon Vneshti
  27. Kel Llesh Malaj
  28. Nosh Llesh Malaj
  29. Luigj Gjeto Kastrati
  30. Gjon Lucë Kaçaj
  31. Nikooll Prek Dedaj
  32. Pjetër Nik Nikaj
  33. Pjetër Nikë Nikaj
  34. Gjokë Nikë Luli
  35. Dyl Bajrami
  36. Maliq Bajrami
  37. Dom Ndre Zadeja
  38. Idriz Jaho Ilia
  39. Ded Gjekë Vukçaj
  40. Gjon Lek Xhaj
  41. Gjekë Kol Pëllumbi
  42. Mirash Gjon Sokoli
  43. Mark Tom Markaj
  44. Taro Keq Balaj
  45. Lan Sadik Lani
  46. Adem Rrustem Tahiraj
  47. Ibrahim Caf Burgaj.
  48. Shemsi Feri, Kosovarë
  49. Hamdi Feri, Kosovarë

Pasojat e kryengritjes ishin shumë të ashpra. Shumë u arrestuan. Për ekzekutimin e 12 të parëve kërkohej aprovimi i Enver hoxhës i cili u përgjigj:

“Radiogram urgjent Korpusit të III-të. Radiogrami Nr. Extra, data.1945.

Aprovohen ndëshkimet me vdekje të 12 vetëve dhe ndëshkimin e të tjerëve me dënim e propozimeve me të sipërm in. Njoftoni datën e ekzekutimit. Enver Hoxha”.

Gjyqi kundër grupit të Shefqet Bejës, në 1947

Prokurori Josif Pashko, zëdhënës i Enver Hoxhës: “Pushteti tonë popullor me politikën e jashtme drejtohet nga BS dhe Jugosllavia e Re, sepse këta popuj e kanë treguar me prova se gjatë luftës dhe në paqe se janë garanci e shëndoshë për indipendencën e përparimin e vendit tonë. Pikërisht këtu godiste aktiviteti politik kundërshtar i këtyre armiqëve të popullit. Ky proçes tregoi se anglo-amerikanët vepruan në Shqipëri duke dashur të përmbysin pushtetin popullor, mbasi panë që interesat e tyre imperialiste nuk u siguruan nga ky pushtet, pasi Shqipëria pushoi të ishte për ta një terren për punime planesh, për të filluar betejën dhe sundimin nga ana e tyre të pjesës tjetër të Ballkanit…”. 37 deklaratat i janë marrë Shefqet Bejës nga hetuesi nga data 3-21 korrik 1947, një pjesë e të cilave me 20 rreshta ose me dy fjalë nuk merren vesh. Janë deklarata ose fjalë të marra në kllapi e të firmosura pasi i ka dalë kllapia. “Këtë deklaratë e kam bërë unë vetë me dorën time, por nuk janë të vërteta, (thoshte ai në fq. 92.) Ato janë të sugjeruara mbasi kur kam bërë atë un nuk kam qenë në gjendje normale.”

Ja dhe torturat shtazarake që janë përdorur:

“Deklaratë

Unë i nënshkruari Naum Bezhani (oficer sigurimi) deklaroj si më poshtë:

Janë përdorur këto lloj torturash:

  1. Jeleku (tortura më e tmerrshme)
  2. Kamzhiku dhe druri
  3. Të lënët pa bukë dhe pa gjumë me ditë të tëra
  4. Elektroshoku sa u binte të fikët
  5. Hedhje në qafë e zinxhirëve ne peshë të rëndë
  6. Lidhja me duar nga pas në dritare ose në ndonjë dru varur gjersa të preknin majat e gishtërinjve.
  7. Thyerja e kockave dhe ndukja e ishit me darë (kjo u përdor sidomos pas dënimit me vdekje të Shefqet Bejës dhe kundër tyre)
  8. Kripë ne gojë.
  9. Simulohej varja ose pushkatimi.
  10. Tortura morale për familjen. Do të ta burgosim, do ta vrasim, bile në Shkodër për të thyer rezistencën e Dula Kalit, në dhomën ngjitur shpunë dy vajza të burgosura dhe dy të burgosur, ato bënë gjoja sikur ishin vajzat e tij e i kishin prurë aty t’i çnderonin.
  11. Futja kokëposhtë në një fuçi me ujë.
  12. Një herë Myftar Tarja i futi një toptanasi fekale në gojë.”.

Deklaratë nga Kapiten Lefter Lakrori, oficer sigurimi:

“Në ato kohë ishte zhvilluar gjyqi i deputetëve dhe si u dha vendimi për të gjithë ata që u dënuan me vdekje jemi ngarkuar t’i torturojmë për t’i nxjerrë ça kishin. Naum Bezhani, Siri Çarçani dhe unë. Shoku Nesti shkoi e komandantin në jug. Në vënd të tij ish Zini Muçua. Gjithë materialin që nxorrëm nga ta e mbajta unë derisa sa erdhi Nesti (Kerenxhi) dhe si erdhi Nesti për gjithë elementin që implikohej”.

Vendimi i gjykatës i dhënë më datë 27 shator 1947:

Me varje:

  1. Shefqet Beja
  2. Sulo Klosi
  3. Riza Alizoti.

Me pushkatim:

  1. Sheh Selim Karbunara
  2. Dr. Enver Sazani
  3. Selim Kokalari
  4. Selaudin Toto
  5. Muhamet Prishtina
  6. Paolo Sagiatti
  7. Irfan Majuni
  8. Tefik Delliasi
  9. Hysen Shehu
  10. Beqir Çela
  11. Abdyl Kokoshi
  12. Pertef Karagjozi
  13. Agathokli Xhitomi.

Me burgim të përjetshëm:

  1. Ramazan Tabaku
  2. Gjovalin Vlashi
  3. Foto Bala
  4. Ram Marku.

Me 20 vjet burg:

  1. Rustem Sharra
  2. Xhevat Xhafa
  3. Shefkli Minarolli.

Grupi i Riza Danit

Me pushkatim:

  1. Riza Dani
  2. Faik Shehu
  3. Islam Radovicka
  4. Uan Filipi
  5. Hilmi Hipi
  6. Syrja Selfo
  7. Hasan Reçi.

Burgim të përjetshëm:

  1. Kosta Boshnjaku
  2. Isuf Hysenbegasi
  3. Mestan Ujaniku
  4. Nexhmi Ballka
  5. Ivzi Kokalari
  6. Demir Kallarati.

Me 20 vjet burg:

  1. Adem Prela
  2. Arif Gjyli
  3. Bexhet Shehu.

Me 15 vjet:

  1. Halil Gjoleka
  2. Kamber Baçka.

 

Kryengritje antikomuniste e Zhapokikës, korrik-tetor 1948

Revolta e Zhapokikës e korrik-tetorit 1948 në rrethin e Tepelenës për shumë kënd është krejt e panjohur. Për kryengritjen e Zhapokikës flasin më shumë se 100 faqe të daktilografuara të dosjes 2405 të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Libri “Provokacione, komplote e dështime” i Themi Borës. Në këtë kryengritje antikomuniste pati të dënuar me vdekje.

  1. Bajram Kamberi ekzekutohet më 21/07/1949, në Gjirokastër.
  2. Sefer Yzeiri dënohet me burgim të përjetshëm, vdes në burg.
  3. Hajri Mahmutaj e vrasin në burg në prag të lirimit.

Numri i të vrarëve në burgje arrin në 9 persona. Është përgjegjësi e historianëve për ta zbardhur këtë kryengritje sepse koha po kalon e nuk duhet heshtur më, duke u mbështetur gjithnjë e më shumë në zhurmën e përditshme se duhet shkruar historia e vërtetë. Ja pra, kush ndjen përgjegjësinë dhe aftësinë për ta zbardhur të vërtetën e mohuar nga diktatura komuniste është në kohën e duhur. Faktet janë në arkivin e ministrisë së krimit. Futuni me tagrin e historianit dhe shqyeni dyert e hekurta të korridoreve të errëta. Aty do të dëgjoni ulërimën e shpirtrave që s’gjejnë qetësi derisa të vlerësohet e të vihet në vend guximi që patën për të dhënë jetën për një Shqipëri të lirë etnike. Ejani pra, dhe bëjeni detyrën tuaj si historianë dhe shqiptarë. Thuajeni një herë dhe vetëm një herë të vërtetën.

 

Lista e personave të ekzekutuar më 17 gusht 1949, në Valmir të Mirditës

Për vrasjen e Bardhok Bibës, pati të varur e të pushkatuar dhe shumë persona u dënuan me burg e familjarët e tyre u internuan në Tepelenë. Operacionin e drejtonte ministri i brendshëm Mehmet Shehu e Mihallaq Zhiçishti dhe shumë kriminelë të tjerë bënin listat se kush do të dënohej me varje, kush me pushkatim, kush me burg e kush do të internohej.

Të varur:

  1. Preng Dedë Kola, fshati Grosh;
  2. Pjetër D. Vila, fshati Kaçinar;
  3. Dodë Mark Biba, fshati Kthellë e Epërme;
  4. Pjetër Paloka, fshati Kaçinar.

Të pushkatuar:

  1. Nikoll Bardhok Bajraktari, Rrëshen;
  2. Llesh Gjon Mëlyshi, Malaj;
  3. Nikoll Llesh Bajraktari, Grosh;
  4. Ndrec Mark Ndoj, Kaçinar;
  5. Bardhok Dodë Gjini, Prosek;
  6. Gjok Gjin Koçi, Bukmir;
  7. Gjergj Beleshi, Kthellë e Epërme;
  8. Ndoc Gjet Çupi, Blimisht;
  9. Preng Shkurt Nikolli, Grosh;
  10. Frrok Mata, Kaçinar.

Thonë se babai i Bardhok Bibës, duke parë terrorin që po ushtrohej në Mirditë nga Mehmet Shehu, Mihallaq Ziçishti dhe shumë të tjerë doli dhe i tha Mehmetit: “Çfarë po bëni shoku Mehmet? Djalin tim nuk e kanë vrarë të gjithë këta që po pushkatoni ju. Prandaj, të lutem, mos kështu se është gjynah të merret më qafë e gjithë Mirdita”.

Shumë të tjerë u dënuan me burgime të rënda dhe familjarët e tyre u degdisën në kampin e shfarosjes në Tepelenë e vende të tjera internimi, duke mos u kthyer më kurrë në vatrat e tyre. Shumë nga të internuarit vdiqën të sëmurë baltërave të Myzeqesë e vendeve të tjera të shfarosjes.

Bomba në ambasadën sovjetike, një tjetër tragjedi e inskenuar nga terroristët komunistë

Më 19 shkurt 1951, në oborrin e ambasadës sovjetike u hodh një bombë që nuk bëri asnjë dëm. U mblodh Byroja Politike më 20 shkurt e Mehmet Shehu, ministër i brendshëm tha: “Është një ngjarje politike e kalibrit të madh, bile edhe më e madhe se një atentat që mund t’i bëhej ndonjërit nga ne.”. Ai kërkoi masa represive të jashtëzakonshme, pa marrë parasysh ligjet në fuqi, meqenëse edhe herë tjetër “kemi pushkatuar jashtë ligjeve në fuqi”. Të gjithë anëtarët e Byrosë Politike ishin dakord për masa të menjëhershme represive. (AQSH – Proces verbali i Byrosë Politike, 20 shkurt 1951)

Mehmet Shehu propozoi: “Të arrestojmë 100 apo 150 vetë, nga të cilët 10 ose 15 prej tyre t’i pushkatojmë, sigurisht duke zgjedhur ata më kryesorët. Kjo masë të procedohet me një masë tjetër spastrimi nga Tirana të familjarëve reaksionarë brenda një muaji. Ne duhet terrorit t’i përgjigjemi me terror dhe këtë mund ta bëjmë plot ndërgjegje e me gjakftohtësi. Ne kemi përgatitur listat e arrestimeve dhe po të jeni dakord veprojmë që sonte.”. Të gjithë anëtarët e Byrosë njëzëri: “Të gjithë jemi dakord me këto masa”. Shehu vazhdoi: “Qysh mbrëmë ne kemi marrë masa për ruajtjen e njerëzve sovjetikë që ndodhen këtu, si këshilltarë profesorë të tjerë, duke u vënë njerëzit tanë për t’i shoqëruar… rrotull këtyre do të bëjmë pastrimin që të heqim familjet e dyshimta si dhe njerëz të tjerë që punojnë afër tyre.”.

Ja dhe listat që gjenden në dosjen e Gjykatës së Kasacionit:

Lista e parë: Personat e arrestuar që propozohen për t’u ________ (e palexueshme) nga sektori i parë i Sigurimit të Shtetit. Në të, në mes të të tjerëve janë dhe emrat e Tofik Shehut, Haki Halilit, Azis Kukës, Siri Toptanit. Vetëm dy emra janë shënuar me kryq blu anash, të zgjedhur për t’u pushkatuar.

Lista e dytë: E përgatitur nga Rasim Dedja, Kryetar i degës së sektorit të II-të ka 10 emra dhe me kryqin blu janë shënuar 6 emra.

Lista e tretë: E përpiluar nga Edip Çuçi, kryetar i degës së sektorit II. Ka shumë emra, por me kryqin blu janë shënuar 15 emra. Pra, gjithsej për t’u flijuar 22 vetë dhe këta janë:

  1. Sabiha Kasimati
  2. Pjerin Guraziu
  3. Anton Delhysa
  4. Zyhdi Herri
  5. Gafur Jegeni
  6. Jonuz Keceli
  7. Manush Peshkepia
  8. Mehmet Shkupi
  9. Niko Lezo
  10. Lluka Rashkoviç
  11. Haki Kodra
  12. Reiz Selfo
  13. Nyftar Jegeni
  14. Thoma Katundi
  15. Hekuran Troka
  16. Qemal Kaçaruho
  17. Tefik Shehu
  18. Gjon Temali
  19. Fadil Dizdari
  20. Petro Konomi
  21. Pandeli Nova
  22. Ali Qorraliu.

Ashtu siç propozoi Mehmet Shehu në mesnatës e 26 shkurtit të vitit 1951, u ekzekutuan dhe u hodhën në një gropë të përbashkët në bregun e Erzenit, pranë urës së Beshirit në Tiranë.

“Partia – theksoi Kongresi – mendon se lufta e klasave dhe pas likuidimit të klasave shfrytëzuese, mbetet një nga forcat kryesore lëvizëse të Shqipërisë… kjo luftë në socializëm siç tregon dhe eksperienca e vendit tonë është një fenomen objektiv dhe i pashmangshëm. Lufta e klasave brenda vendit jo vetëm nuk ndërpritet e nuk shuhet, por edhe e ashpër valë-valë, gërshetohet me luftën e klasave në frontin e jashtëm. Ajo përfshin fushat e jetës…”.

 

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

Please follow and like us: