Nora Malaj: Parlamenti europian dhe komunikimi me qytetarin!
Sot në Parlamentin Europian po mbahet takimi i radhës për rolin që ka Parlamenti në lidhje me komunikimin me qyetarët. Në fjalën e tij zoti Kukan theksoi se “ajo që ka më shumë rëndësi është që informacioni të përcillet te qytetari që ta ka votuar me besueshmëri dhe me besim për qyetarët”. Në fjalën time duke nënvizuat rolin e medias dhe rëndësinë e lajmit dhe informacionit në vendin tim theksova se “Përtej fak news dhe lajmit të vertetë, duhet që fushatat elektorale të jetë e vërtetë, pranë njerëve dhe në respekt të tyre. Sot në vendin tim është shumë i rëndësishęm komunikimi i vërtetë dhe besueshmëria që i japim qyetarit. Secili nga ne të zgjedhurit, duhet të luftoj fort për fjalën e lirë, shtypin e lirë dhe mendimin e lirë e të vertetë të qytetarit. Duhet të luftojmë për lirinë e shtypit dhe të medias. Të mos lejojmë në kapjen e saj nga pushteti, pasi cdo infromacion që do të shkojë te qytetari duhet të jetë i vęrtetë, i besueshëm dhe në respektim të së drejtës së tij dhe të interesave të tij. Kjo do të thotë që të rezistojmë kur na vijnë në Parlament ligje që duan të kapin median vizive dhe atë sociale po të respektojmë lirinë dhe të drejtën e informimit, pa censuruar, por duke vleresuar situata dhe mbështetur median e lirë e të ndershme. Të luftosh për të mbështetur e mbrojtur shtypin e lirë e të pavarur, ky është misioni ynë dhe i çdo vendi demokratik”.