Albspirit

Media/News/Publishing

Zbardhet kabllogrami i ambasadës amerikane kur Majko krahasonte Ramën me Berishën

Më 8 korrik 2009, në një material konfidencial dërguar DASH, i cili deklasifikohet me 07/08/2019, Ambasada Amerikane në Tiranë krahason stilet e drejtimit të Ramës dhe Berishës.

Aty përmendet pa emër një informator i Ambasadës që raportohet si “gazetari”.

“Në takime të ndara në Ambasadë nga njëri-tjetri gazetari dhe më pas ish-kryeministri Pandeli Majko e përshkruajnë stilin e drejtimit të Ramës të ngjashëm me Berishën me disa ndryshime të vogla. Rama ashtu si Berisha merr vendime politike pa u konsultuar me lidershipin e PS-së, por ndryshimi mes tyre është se Rama as nuk i informon kryesinë e partisë për vendimet që ka marrë duke i lënë edhe aleatëve të tij të ngushtë të vetmen alternativë të shohin TV për të marrë vesh çfarë po ndodh.

Rama është i ngjashëm me Berishën në ndikimin që kanë mbi të njerëzit jashtë PS-së siç janë pronarët e mediave, biznesmenët dhe drejtuesit e OJF-ve. Sigurisht ngjashmëria më shqetësuese në mes të stileve të Ramës dhe Berishës është lidershipi i veçantë autoritar që kanë në dellin e tyre dy burrat. Rama dhe Berisha kanë rënë dakord një vit e gjysmë më parë për të zvogëluar kompetencat e presidentit përmes amendimeve të Kushtetutës më 2008.

Rama dhe Berisha njihen në partitë e tyre si kontrollues të çmendur të cilët i dërgojnë mesazhe në celular kandidatëve gjatë debateve televizive duke i thënë për çfarë të flasin. Gogoli i Ramës thuhet se është media”.

Please follow and like us: