Albspirit

Media/News/Publishing

Ermelinda Meksi: OSBE mbi lirinë e mediave në Ballkanin Perëndimor

Garantimi i sigurisë së gazetarëve dhe promovimi i etikës mediatike janë përparësitë kryesore për mbrojtjen e lirisë së medias dhe rritjen e sigurisë gjithëpërfshirëse, paqes dhe demokracisë në gjithë rajonin e OSBE, rane dakort pjesëmarrësit në një konferencë të OSBE-“Mbi lirinë e mediave në Ballkanin Perëndimor”,organizuar dje ne Viene.

Konferencen e nivelit të lartë e hapi kryesuesi- i presidences se OSBE dhe Ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz dhe Përfaqësuesja për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, së bashku me Ministrin e Jashtëm te Bosnjës dhe Hercegovinës, Igor Çërnadak.

“Çdo sulm ndaj një gazetari është një sulm mbi shoqërinë; siguria e gazetarëve është një çështje prioritare për Austrinë. Ne vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor për të trajtuar këtë çështje dhe shpresoj se kjo konferencë ka dhënë një platformë për të gjitha shtetet pjesëmarrëse të OSBE, që të angazhohen dhe të ndajnë praktikat më të mira”, ka thënë Kurz. “Media luan një rol qendror në formësimin e opinionit publik. Në kohët e vështira, si ato me të cilat përballemi sot, gazetarët duhet gjithnje e me shume te raportojne në mënyrë të pavarur dhe profesionale”.

Please follow and like us: