Albspirit

Media/News/Publishing

Katiola Karoli: Sot do shtrihem pranë teje

 

Më ler,
Sot do tē shtrihem pranë teje.
Ashtu si strukesha si zog në krahët e tu.
Nuk dua as puthje as përkëdhelje.
Vetëm të rri pranë, të ndjej qetësi.

Sot do të shtrihem pranë teje.
Për të numuruar rrahjet e zemrës.
Nuk dua as puthje, as përkëdhelje.
Vetëm emocionin e pranisë tënde.

Sot të lutem, më bëj një vend pranë.
Ajër, qiell, parajsë do jem për ty.
Nuk do të thyej heshtjen e pranisë.
Vetëm më ler, një çast sërish me ty.

Please follow and like us: