Albspirit

Media/News/Publishing

Denisa Daka: Shkarkimi i padrejtë i Antoneta Sevdarit, një zonjë profesioniste e drejtësisë

 

 

Prokurorja Antoneta Sevdari, njëkohësisht Anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u shkarkua me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke u nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë.

Ajo kaloi shkallën e parë të vetingut, duke u zgjedhur më pas Anëtare e Këshillit të Lartë tē Prokurorisë, detyrë të cilën nuk do të mund ta ushtrojë më paskësaj.

Qē prej vitit 2002 ajo ish pjesë e organit të akuzës si dhe e taks-forcës kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit.

Kam patur fatin ta njoh nga afër këtë zonjë për shkak të punës, një zonjë e patëmetë, një profesioniste e spikatur, me integritet absolut, nder e vlerë për sistemin e drejtësisë.

Kur Antoneta Sevdari u bë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi arriti të fitojë votbesimin në këtë rast, të gjithë kolegët e mi e jo vetëm, besuam se një zë dhe erë e re do të frynte paskësaj, duke e parë këtë zonjë një garanci dhe vlerë të shtuar për funksionimin e këtij organi kaq të rëndësishem, në vijim të reformës së drejtësisë.

Akuza e ngritur kundër saj, lidhur me mopagimin e taksave nga ana e bashkëshortit të saj emigrant në Greqi si dhe mosapelimi i një dosje të vetme e cila ish në diskrecionin e saj për t’u ndjekur e vlerësuar absolutisht, u panë me dyshim dhe skepticizëm sot nga i gjithë komuniteti ynë.

Në karrierën e saj të gjatë, në morinë e çështjeve që ajo ndoqi, do të mbahet mend nga të gjithë ne, si një prokurore që pērfaqësoi akuzën për shumë vite me radhë me shumë dinjitet e profesionalizëm, duke çuar në bankēn e të akuzuarve njerëz me influencë e me kredite të forta politike, një prokurore e cila ushtroi funksionet e saj më së miri në respekt të ligjit e kushtetutës në çdo rast.

Ajo u ndëshkua sot me shumë gjasë pasi nuk pranoi në asnjë rast të kompromentohej e të vihej në shërbim të interesave të politikës kryesisht, duke u parë si kërcënim në këtë rast.

Qēndrimi dhe vendimi i kolegjit të apelimit, përveçse kontradiktor ish dhe e i padrejtë, i cili përveçse krijoi një precedent të rrezikshēm në gjykimin e rasteve tē tilla, duke nxjerrë padrejtësisht jashtë sistemit një profesioniste e zonja, një grua me integritet, nënën e dy fëmijëve njëkohësisht.

Ky vendim cënoi standartet e caktuara gjjthashtu, duke qënë se qëllimi i kësaj reforme ish të nxirrte jashte sistemit prokurorë e gjyqtarë tē korruptuar, por kurrsesi prokurorë si Antoneta Sevdari, e cila u përzgjodh me plot të drejtë e me bindje nga të gjithë ata që e votëbesuan në organet e vettingut për të pastruar sistemin e drejtësisë nga korrupsioni dhe rikthyer besimin e publikut tek drejtësia.

Ankimet e bëra nga KPK dhe kundër tre anetarëve të tjerë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë njëkohësisht, të cilat priten të gjykohen sē shpejti, mund të fusin në një rast të ngjashëm në kolaps paskësaj Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Please follow and like us: