Albspirit

Media/News/Publishing

Enkelejda Veliu: Për politikanët që fusin kokën në rërë dhe bythën zbuluar

 

 

Thonë se miqtë njihen në ditë të vështira. Po ashtu edhe militantët. Në këto ditë gri për PD, kurrsesi nuk do doja që të gjykoja, por disa gjëra duhen thënë. Hallet diku duhet t’i qajmë.

Jo pak herë kemi ngritur zërin në forume, që PD të jetë transparente me qytetarin dhe votuesin dhe aq më shumë me anëtarin dhe militantin e saj.

Duke filluar nga listat e këshillit bashkiak…duke vazhduar me zgjedhjet në parti…dhe duke iu vënë vula, kandidatëve për deputetë.

Po ç’t’i bëj unë “Qaniut”…që i rri kryetarit, sa para mbrapa?! Që ia heq aq bukur qimet te palltoja…dhe që çdo mëngjes e komplimenton me fjalët: Kryetar si ty, as ka pasur dhe as do të ketë PD.

Asnjë kriter, asnjë mendim dhënë nga baza. Emra që serviren lart, me llogari. Hirearkia ndërtohet, vertikalisht poshtë dhe jo e anasjellta. Larg qoftë…s’dua t’iu besoj të tjerave.

Dhe sot…kur duhej të ishim bashkë, një mendje dhe një zë…dalin në skenë Gjuzrat dhe Roshët. Ashtu, mustaqet varur, mezipritur, të bëjnë opozitë…

Sigurisht, aty presin dhe të tjerë…që po iu vjen plasja, pse e dorëzuan mandatin.

A mund t’i besoj unë Ndokës apo Monës?!

Askurrë…

Thjesht po bëjmë një copë rrugë bashkë. Për t’u ndarë, s’dihet ku dhe si.

Ju që fryheshit, për gjetje kaq të papara, mos u fshihni si struci…që fusni kokën në rërë dhe bythën zbuluar.

A e gatuat vetë këtë gjellë dhe na e shërbyet ashtu të nxehtë…?!

Na e futët kokën me zor në pjatë…

E pra…kjo ishte loja.

Sigurisht, unë dhe mijëra demokratë të tjerë, sërish do të mbetemi ai zëri i fortë, që do ta themi të vërtetën…por që do jemi pranë, në të mirë e në të keq.

Dhe sot, serish jemi këtu…për t’i dhënë, po e deshi puna, ndoshta dhe grushtin, këtyre prurjeve të “reja” në parti.

Që duan të zëvendësojnë, të vetmen parti të shpresës.

Koha të mbahet përgjegjësi dhe për të ndëshkuar cilindo, që krijoi këtë maskaradë listash…

Dhe ndërkohë që do pastrojmë veten, do të nxjerrim në pah, ata dhe ato, më të mirët.

Nuk mund të ketë asnjë komision politik, gatuar bodrumeve mavi, që mund të mposhtë dhe të zëvendësojë, një parti të tërë…/shqiptarja.com/

Please follow and like us: