Albspirit

Media/News/Publishing

Humbja e virgjërisë pa dhimbje

Humbja e virgjërisë mund të tingëllojë si shumë e frikshme dhe mitet që janë krijuar rreth kësaj teme nuk ju vijnë shumë në ndihmë. Mbi të gjitha bëhet e vështirë të përcaktohet se çfarë është virgjëria në të vërtetë, duke qenë se është më shumë një ide sociale se sa një term mjekësor, gjë që tregon se të gjithë e perceptojnë në mënyra të ndryshme. Ky artikull do të diskutojë seksin depërtues dhe mënyrat që ky proces të mos jetë i dhimbshëm, edhe gjatë herës së parë. Ndiqni mënyrat se si të përgatiteni fizikisht dhe mëndërisht për të qenë gati.

Përpara se të kryesh marrëdhënie: Sigurohuni që ndiheni të sigurt më vendimin që keni marrë

Shumë njerëz i frikësohen të panjohurës dhe është e thjeshtë të ndihesh në ankth nëse nuk e di mirë se çfarë të pret. Të ndjehesh nervoze është normale, por nëse ndiheni shumë në ankth dhe trupi juaj tensionohet kur mendoni të ndërmerrni një hap të tillë, atëherë kjo është një shenjë se ju duhet të prisni edhe pak kohë, derisa të ndiheni më shumë të emocionuar se sa të nervozuar.

Në vend që të lini ankthin të pushtojë çdo qelizë të tuajën, përpiquni të gjeni mënyra se si të ndiheni të relaksuar dhe gjeni rrugë për tu edukuar më përpara, në mënyrë që të ndjeheni plotësisht të sigurt në momentin e duhur– Lexoni! Duke ditur se çfarë ndodh, çfarë është normale, çfarë mund të prisni të ndodhë mund t’ju ndihmojë shumë në uljen e nivelit të ankthit.– Mësoni të njihni trupin tuaj. Nëse filloni të kuptoni anatominë tuaj mund të ndjeheni më të sigurta, sidomos në rastin kur edhe partneri juaj është i virgjër. Është e rëndësishme të krijoni një ide se çfarë ju pëlqeni dhe më pas t’ia transmetoni edhe partnerit për të pasur një eksperiencë sa më të këndshme. Masturbimi mund të ndihmojë në këtë rast ose thjesht mund të zgjidhni të jeni shumë të komunikueshëm me partnerin. Cilëndo rrugë që të zgjidhni kini kujdes se si reagoni ndaj prekjeve të ndryshme.

– Afrojuni seksit me një sjellje pozitive. Humbja e virgjërisë është dhe duhet të jetë një zgjedhje personale.

Nëse ndjeheni ekstremisht të stresuar dhe fajtore ndoshta është më mirë të prisni.

Nëse vendosni të angazhoheni në aktivitet seksual kur nuk ‘ndjeheni në rregull’ kjo mund të ndikojë në kënaqësinë që do merrni dhe mbi të gjitha ka për t’ju lënë me një ndjenjë faji dhe turpi.

Shumë persona janë rritur me idenë se seksi është një akt i turpshëm, duhet të ruhet vetëm për pas martese dhe duhet të eksperimentohet vetëm midis një burri dhe një gruaje.

Nëse këto mendime nuk ju lënë të qetë gjatë kohës që jeni duke menduar për seksin, atëherë do të ishte mirë ti zgjidhnit ato me vetveten.

Është normale të përjetosh dëshira dhe ndjenja seksuale, të jesh me dike seksualisht kur jeni të dy në konsensus ose tërheqja ndaj gjinisë së kundërt. Seksi duhet të jetë një eksperiencë pozititve që ju bën të ndjeheni më afër me një partner të miratuar.

Kaloni nga një farmaci

Blerja e disa artikujve më përpara e bën humbjen e virgjërisë më të lehtë. Ja çfarë duhet të blini:

– Prezervativë, të cilët ndihmojnë në parandalimin e shtatzënisë dhe ndalojnë përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Edhe nëse jeni duke marrë forma të tjera kokrrash që kontrollojnë shtatzënitë dhe i besoni shumë partnerit tuaj, përdorimi i prezervativëve mund të zhdukë çdo shqetësim të momentit.

Mos u shqetësoni të blini për herën e parë diçka që është shumë e komplikuar ose e shtrenjtë, e rëndësishme është që të bëjë punë dhe të përshtatet. Duhet kontrolluar më parë nëse ndonjë nga partnerët ka alergji nga lëngu i përdorur në prezervativ. Prandaj këshillohet që partnerët të shkojnë për t’i blerë këto produkte së bashku.

Lubrifikantët i lehtësojnë shumë dhimbjet duke reduktuar fërkimin. Vetëm duhet pasur kujdes që nëse jeni duke përdorur prezervativë me bazë latëx-i, të cilët janë dhe më të përdorshmit, nuk duhen marrë lubrifikues me bazë vajore sepse mund të çahen. Në vend të tyre mund të merrni lubrifikues me bazë ujore ose silikoni.

Diskutojini shqetësimet që ju keni me partnerin

Të paturit marrëdhënie seksuale me dikë që ju e besoni mund ta bëjë herën e parë një eksperiencë nerv-shkatërruese. Partneri juaj duhet të marrë në konsideratë ndjenjat tuaja dhe t’ju ndihmojë që kjo të jetë një eksperiencë ë kënaqshme për ju. Nëse partneri është duke ju bërë shumë presion për të kryer marrëdhënie, ose nëse nuk duket i shqetësuar pse si ju ndiheni keq për këtë fakt, ndoshta është më mirë të mendoheni përsëri.

Njihuni me himenin tuaj:

Ju me shumë mundës keni një hymen te pjesshëm. Nëse jeni futur tashmë në moshën e adoleshencës gjasat janë që vetëm një pjesë e himenit tuaj ka mbetur, gjë e cila është normale veçanërisht nëse ju kanë filluar periodat.

Nëse doni të investgoni më shumë, jeni në gjendje ta shikoni himenin lehtësisht me ndihmën e një elektriku dore dhe një pasqyre.

Nëse ju del gjak nuk duhet të jetë një sasi e madhe. Çdo gjakrrjedhje që përjetoni nuk duhet të jetë në të njëjtin nivel si gjatë periodave. Duhet të jetë i dukshëm vetëm për pak orë pas marrëdhenies.

Disa vajza mund edhe të mos gjakosen. Prishja e kësaj shtrese nuk duhet të jetë shumë e dhimbshme. Në fakt , nëse përjetoni dhimbje gjatë seksit është vetëm për shkak të fërkimit.

Ndoshta duhet të rrisni dozën e lubrifikuesit. Himeni nuk ka fije nervore dhe mbi të gjitha ju nuk mund ta kontrolloni atë kur të çahet, por mund të kontrolloni nivelin tuaj të qetësisë gjatë kësaj kohe. Në disa raste mund të ndodh që himeni të mos prishet.

Nëse ju del gjak nuk duhet të jetë një sasi e madhe. Çdo gjakrrjedhje që përjetoni nuk duhet të jetë në të njëjtin nivel si gjatë periodave. Duhet të jetë i dukshëm vetëm për pak orë pas marrëdhenies. Disa vajza mund edhe të mos gjakosen.

Prishja e kësaj shtrese nuk duhet të jetë shumë e dhimbshme. Në fakt , nëse përjetoni dhimbje gjatë seksit është vetëm për shkak të fërkimit. Ndoshta duhet të rrisni dozën e lubrifikuesit. Himeni nuk ka fije nervore dhe mbi të gjitha ju nuk mund ta kontrolloni atë kur të çahet, por mund të kontrolloni nivelin tuaj të qetësisë gjatë kësaj kohe. Në disa raste mund të ndodh që himeni të mos prishet.

Përpiquni të njihni formën dhe këndin e vaginës tuaj.

Nëse mund ta ndihmosh partnerin tënd të gjej këndin e duhur, mund të shmangni disa veprime shumë të dhimbshme. Shumica e vaginave janë të drejtuara drejt barkut. Kjo do të thotë së nëse ju jeni duke qëndruar në këmbë, ajo do të ketë një kënd prej 45 gradësh me dyshemenë.

Nëse ju përdorni rregullisht tampon, atëherë e keni më të lehtë. Përpiquni të vini re lëvizjet dhe animet e tamponit gjatë kohës që i përdorni dhe përpiquni të kopjoni të njëjtat lëvizje gjatë penetrimit.

Mos u fiksoni me një pozicion, por provoni disa të tilla deri sa të gjeni atë që ju bën të ndjeheni rehat. Këshillë: Nëse qëndroni sipër partnerit tuaj, mund ta kontrolloni më mirë shpejtësinë dhe këndin e penetrimit.

Nëse nuk keni përdorur tampon dhe nuk e keni idenë se si është e pozicionuar vagina juaj, ndoshta do të ishte ide e mirë ta zbulonit përpara se të kryeni marrëdhënie. Ndoshta mund të përdorni tampon gjatë ciklit tjetër ose provoni ta kontrolloni me gisht kur të jeni duke bërë dush. Provojeni deri sa të gjeni një pozicion që është i rehatshëm për ju.

Nëse mund ta ndihmosh partnerin tënd të gjej këndin e duhur, mund të shmangni disa veprime shumë të dhimbshme. Shumica e vaginave janë të drejtuara drejt barkut.

Kjo do të thotë së nëse ju jeni duke qëndruar në këmbë, ajo do të ketë një kënd prej 45 gradësh me dyshemenë.

Nëse ju përdorni rregullisht tampon, atëherë e keni më të lehtë. Përpiquni të vini re lëvizjet dhe animet e tamponit gjatë kohës që i përdorni dhe përpiquni të kopjoni të njëjtat lëvizje gjatë penetrimit.

Mos u fiksoni me një pozicion, por provoni disa të tilla deri sa të gjeni atë që ju bën të ndjeheni rehat. Këshillë: Nëse qëndroni sipër partnerit tuaj, mund ta kontrolloni më mirë shpejtësinë dhe këndin e penetrimit.

Nëse nuk keni përdorur tampon dhe nuk e keni idenë se si është e pozicionuar vagina juaj, ndoshta do të ishte ide e mirë ta zbulonit përpara se të kryeni marrëdhënie. Ndoshta mund të përdorni tampon gjatë ciklit tjetër ose provoni ta kontrolloni me gisht kur të jeni duke bërë dush. Provojeni deri sa të gjeni një pozicion që është i rehatshëm për ju.

Gjeni një të rritur të besueshëm me të cilin të flisni

Mund të duket e çuditshme të diskutosh me një të rritur për diçka të tillë dhe edhe pse mund ta mendoni, gjithmonë vendosni se është diçka shumë e sikletshme, por është e rëndësishme të gjeni një të rritur të besueshëm që mund t’ju ndihmojë me ndonjë këshillë. Ky person mund të jetë prindi juaj, një doktor, infermiere, teze, mësuese ose edhe një motër ose vëlla më i madh. Ai ose ajo mund t’ju japë këshilla, ose të sigurohet se gjithçka është në rregull. Edhe nëse vendosni të mos flisni me këtë person është ide e mirë ta identifikoni një person të tillë dhe të jeni të sigurt se është dikush që do t’ju ndihmojë./intv.al/

Please follow and like us: