Albspirit

Media/News/Publishing

Biznesmeni dhe filantropisti i shquar shqiptar, Sal Rusi, në shtëpinë e Presidentit Trump, në Florida

Biznesmeni dhe aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan, Sal Rusi, është takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump, gjatë një mbrëmjeje në kompleksin e famshëm Mar-a-Lago, në Florida.

Ka qenë një takim mbështetësish republikanë të Presidentit që janë mbledhur në banesën e tij të preferuar jashtë Shtëpisë së Bardhë, ku është takuar shpesh edhe me udhëheqës të vendeve të huaja që kanë vizituar SHBA-në.

Gjatë takimit, Sal Rusi ka bërë edhe një fotografi me çiftin presidencial, Donald e Melania Trump.

Sal Rusi është një nga biznesmenët më të fuqishëm shqiptaro-amerikanë i shquar më shumë në industrinë e ndërtimit, po edhe në fusha të tjera të investimeve.

Ai dhe familja e tij shquhen për vepra filantropike, për ndihma në kauza të njohura ndërkombëtare dhe në lobimin e çështjes shqiptare gjatë tre dekadave të fundit.

Ndonëse erdhën në këtë vend si mërgimtarë, ata janë një nga historitë më të mëdha të suksesit shqiptaro-amerikan në SHBA. (Illyria)

Please follow and like us: