Albspirit

Media/News/Publishing

Librat e Kadaresë në librarinë më madhështore në botë

Në librarinë madhështore El Ateneo, në Buenos Aires, klasifikuar si institucioni më i bukur në botë nga National Geographic. Pranë autorëve të mëdhenj si Dostojevski, Kafka & Proust edhe librat e Ismail Kadaresë. I përkthyer në rreth 50 gjuhë të  huaja, në 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë, në 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca, në 2005 fitoi Man Booker International Prize, në 2009 mori çmimin “Prince of Asturias Awards” për Artet, në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem dhe më 2016 presidenti francez i dha titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.

—————————

Post Scriptum: Shkrimtari, Ismail Kadare është ndër të vetmit autorë, librat e të cilit janë përkther në 50 gjuhë të botës. Kadare numëron rreth 1301 botime dhe është një shkrimtar i njohur ndërkombëtarisht.

‘Akademia e Shkencave e Shqipërisë’ ka ndarë me ne lajmin, se librat e Ismail Kadaresë të përkthyera në 50 gjuhë, mund të gjenden në bibliotekën madhështore të ‘El Ateneo Grand Splendid’.

Kjo bibliotekë ndodhet në Buenos Aires, në Argjentinë dhe ka spikatur si një nga libraritë më të mëdha dhe më të bukura në botë.

Ismail Kadare është shkrimtari më i vleresuar i të gjitha kohërave, në lëtërsinë shqipe dhe ka marrë disa vlerësime, veçanërisht në Francë, ku është dekoruar me disa çmime.

Mund të përmendim anëtarësimin e tij në Akademinë e Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Gjithashtu nderimi nga presidenti francez me titullin ‘Komandant i Legjionit të Nderit’ e shumë çmime të rëndësishme si ‘Prince of Asturias Awards’ dhe ‘Man Booker International.

Please follow and like us: