Albspirit

Media/News/Publishing

Arbër Çepani: Bota u përket atyre që kanë aftësinë për të ëndërruar!

 

Bota u përket atyre që kanë aftësinë për të ëndërruar! Kështu ka qënë gjithmonë dhe kështu do vazhdojë të jetë! Ky është Kushtrim Shala! Në rubrikën e “Sipërmarrësve të rinj”, ai na rrëfeu se si nisi ëndrrën e tij për të investuar në teknologji dhe inovacion! Në 1999, vitin e genocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës, Kushtrimi, i riu nga Gjakova, iu bashkua eksodit të shpresës duke ardhur në Shqipëri për t’i shpëtuar luftës. Vendosi të studionte dhe jetonte në Tiranë dhe nga këtu investoi gjithë mundin dhe dashurinë që kishte për teknologjinë! Sot Kushtrimi ndër të tjera drejton “Ict Awards”, platformën që i jep zë çdo sipërmarrësi që do të afirmohet në fushën e inovacionit! Pa më të voglin dyshim, sot mund të themi me bindje, se Shqipëria është më afër botës së teknologjisë edhe fal kontributit, punës dhe pasionit të Kushtrimit! Shqipëria e shqiptarëve si Kushtrimi, është arsyeja më e fortë pse vlen akoma të besosh tek vendi ynë!

Please follow and like us: