Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: Zhgënjimi

 

Çfarë pashë, ish ai që tmerrit i dha frikë,
lekurën shkriu
të derdhet poshtë shi,
sytë nga gropë e tyre nxorri,
në rrëpirrë faqesh të bien!
Dhe s’qenë lotët përrenj,
as hidhërimi i mendimit,
dëshperim nuk qe dhe as vetmia,
vendi im,
por lajmi helm kob,
se shpresës së gjorë i zu pusi,
vdekur e la, vrarë të humbë
mjerane pa frymë,
zhgënjimi!

Foto vepër e artistit të njohur ekspresionist Fatbardh Marku

Fotografia e Emil Asdurian

Please follow and like us: